E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama të çlirohet nga miliarderët bllokues, të votojë heqjen e imunitetit”

01-08-2012 / Gazeta 55

Ministri i Brendshëm Flamur Noka komenton zhvillimet e fundit politike dhe prezanton objektivat

“Shqipëria ka kriminalitetin më të ulët në Europë”
“Akti normativ - pushuesve u garantojmë rend, siguri dhe qetësi”

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka u shpreh se Partia Demokratike e ka kërkuar që në 2003 me nisma ligjore heqjen e plotë të imunitetit për zyrtarët. Ai tha se është një grup me në krye Edi Ramën, që nuk u intereson heqja e imunitetit, pasi ata kanë se çfarë të fshehin.
Qëndrimin e tij, ministri Noka e bëri të ditur dje, gjatë një interviste ëpr TV “ABC neps”.
Sipas tij ky grup që po mban peng imunitetin, po mban peng edhe integrimin e vendit.
“PD e ka kërkuar heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë që kur ishte në opozitë, në 2003-shin. Qeveria e djathtë e ka ngritur imunitetin si një nga shtyllat e punës së saj. Nisma e fundit u ndërmor dhe u përpunua një draft i mirë-vlerësuar nga Komisioni i Venecias dhe në momentin që ky draft duhet të merrte mbështetjen e opozitës, hasëm në reagimin e kësaj të fundit. Kjo është opozita e vetme në botë që e do qeverinë me imunitet. Opozita e vendeve të zhvilluara është partizane e parë e heqjes së imunitetit. Në Shqipëri po ndodh ndryshe. Ne ofruam draftin, PS e kundërshtoi. Ne pranuam ndryshime në disa pika si ‘për arrestimin’ apo ‘adresimin e kuvendit’, ndërsa opozita tregoi anën e saj më të errët përmes kundërshtimeve kërkon të marrë pushtet më të madh se shumica. Nuk është hera e parë që Rama shfaq prirje të tilla..., ky instrumentalizëm politik ka filluar që në 2009-ën. Gjithsesi mazhoranca shpreson dhe beson se Rama do çlirohet nga grupi bllokues (miliarderët), për të votuar heqjen e imunitetit”, tha Minsitri i brendshëm Flamur Noka.
Gjatë kësaj interviste, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka paraqiti edhe objektivat e dikasterit që ai drejton, ku një vend të rëndësishëm zë ulja e ndotjes akustike në vend përgjatë sezonit turistik, tha se s’do ketë asnjë tolerim në zbatimin e aktit normativ. Ai tha se për këtë është ngritur edhe një Task Force, e cila do të jetë deri në fund të sezonit, ndërsa theksoi se për ata që nuk respektojnë oraret do të ketë ndëshkime ligjore. “Shqipëria përbën tashmë një atraksion të madh turistik. Media të njohura ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë të konsiderueshme bukurive dhe potencialeve të vendit tonë. Detyra jonë është t’u garantojmë qytetarëve një sezon turistik të shkëlqyer dhe do të bëjmë gjithçka për të uljen e ndotjes akustike. Për ata që nuk respektojnë oraret, penalizimet nuk do mungojnë. Akti normativ parashikon që në orarin e përcaktuar, zhurmat të mbahen në nivelin e lejuar, sikurse përcakton orari në fundjavë kur edhe duhet të mbyllet subjekti. Akti normativ përcakton dhe masën ndëshkimore jo vetëm për biznesin, por edhe për çdo punonjës të administratës që ka në ngarkim administrimin e zbatimit të këtij akti. Në shumë ndodha, si p.sh në Vlorë është tentuar të ndërhyjnë strukturat e mjedisit dhe janë gjendur përballë faktit që subjekti kishte lejen nga bashkia. Pra, jashtë çdo kriteri. Ky ishte një element shtesë që i kërkuam qeverisë aktin, për të eliminuar këtë lloj abuzimi. Task forca për uljen e ndotjes akustike, do të funksionojë në të gjitëh vendin. Në javën e parë kemi edhe rezultatet e para; pushuesit do të kenë rend, siguri dhe qetësi, për të kaluar pushimet e tyre. Task forca do jetë funksionale deri në fund të sezonit turistik”, u shpreh Noka.
Ministri i Brendshëm, iu referua edhe luftës kundër kriminalitetit, duke deklaruar se, Shqipëria tashmë konsiderohet një vend i sigurtë, pasi niveli i kriminalitetit është ulur nën mesataren e BE.
Noka tha se, “sot, Shqipëria është jashtë hartës së vendeve të tranzitimit të lëndëve narkotike, ndërsa po punohet me operacione të Policisë së Shtetit për rezultate konkrete në nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve kultivuese. “Policia ka kryer disa operacione për asgjësimin e lëndëve narkotike. Është rritur eficenca dhe forca goditëse e policisë. Tabuja e ndërhyrjes në bastione ka rënë, nuk ekziston më. Policia ka hyrë në Lazarat, në Shkodër, Durrës etj., ku ka goditur mjaft suksesshëm kultivimin e kanabisit. Ne kemi objekti që, sikurse Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve të transitit, të dalë edhe nga lista e vendeve kultivuese. Goditjet që janë dhënë në disa zona, na bëjnë të jemi optimistë”- tha ai.
Sa i takon zbulueshmërisë së krimeve, Noka tha se vëmendje do t’i kushtohet parandalimit të krimit.
Ministri i Brendshëm u ndal dhe te masat e marra nga institucioni që drejton për parandalimin e zjarrvënies së qëllimshme. Ai tha se shkaktarët do marrin përgjegjësi ligjore. “Ligji do të veprojë. Nuk do të ketë më zvjarrvënia pa përgjegjës. Kjo kërkon bashkëpunim me pushtetin vjetor. Unë shpresoj që ky bashkëpunim të vijojë me efikasitet në mënyrë që të mos kemi më zjarre të frikshme”, shtoi Noka, duke theksuar se janë ngritur shtabet në të gjithë territorin për të përballuar rastet e zjarreve që qëllimshme ose edhe jo.

 Shkarkimi i drejtorit të SHKB
“Janë bërë disa ndryshime. Një nga këto është ndryshimi në kreun e SHKB-së. Unë i mëshoj këtij fakti për të sjellë një risi në këtë sektor, për të rritur performancën dhe luftuar fenomene si korrupsioni në strukturat e policisë. Pra, gjithçka është në funksion të rritjes së efikasitetit të një strukture. Puna e Ministrisë së Brendshme është plotësisht transparente”. 

Universiteti i administratës Publike, sipas modelit francez
“Qeveria e ka prioritet të saj punën e administratës publike. Për rritjen e performancës, qeveria ka miratuar ngritjen e universitetit sipas modelit francez. Universiteti do të mundësojë në rritjen e performancës së administratës civile”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›