Dialogu, zgjidhja e vetme, inkurajohet vazhdimi i reformave parlamentare
Tryeza e Presidentit me PD-në dhe PS-në, flasin politikanë dhe analistëMazhoranca shprehet e bindur se nga dialogu mes pozitës dhe opozitës, do të lindë një rezultat konkret dhe i prekshëm, që përkthehet kthimi i opozitës në Kuvend dhe nisjen e procesit reformator, tejet të nevojshëm për stadin aktual të vendit, në prag të liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit si vend kandidat në BE. Në kushtet kur palët politike, me dy partitë më të mëdha në vend, atë që po qeveris vendin, PD-në dhe partinë opozitare, PS-në, deputetë dhe analistë, flasin paraprakisht për një rezultat të mundshëm pozitiv nga kjo tryezë. Kësisoj, njoftimi se presidenti Topi ka ofruar zyrtarisht ndërmjetësimin e tij për zgjidhjen e krizës politike në vend, është pritur nga palët, por vetëm mazhoranca është treguar e gatshme të negociojë me opozitën, lidhur me kërkesat e paraqitura dhe kthimin e menjëhershëm në parlament. Deputeti i PD-së Aldo Bumçi shprehet se kjo është një ndër detyrat e Presidentit të Republikës.Deputeti demokrat thekson se negociatat me opozitën do të jenë brenda kuadrit të lejuar ligjor. Ne kemi shprehur publikisht vullnetin për të marrë pjesë në një tryezë në drejtimin e zotit Topi, pra, jemi shprehur të gatshëm pa asnjë lloj kufizimi- u shpreh deputeti demokrat.Kreu i PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi iu referua edhe nismës së pritshme të PS për të kërkuar interpretimin e nenit 131 të Kushtetutës në shërbim të hapjes së kutive, duke kujtuar se ligji zgjedhor parashikon qartë se kolegji zgjedhor është institucioni që jep verdiktin përfundimtar për zgjedhjet. Me konsensus me Partinë Socialiste, në vitin 2001, Gjykata Kushtetuese është gjykata që merrej me shqyrtimin e ankimeve zgjedhore. Me reformën që iu bë kodit zgjedhor, fjalën e fundit e ka kolegji zgjedhor, jo më Gjykata Kushtetuese. Nëse PS mendon që ka hapësira ligjore le ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Pra, me bazën ligjore që ne kemi sot Kodi Elektoral me konsensusin PD-PS, ka përcaktuar Kolegjin Zgjedhor si fjalën e fundit për zgjedhjet, deklaroi Bumçi.Me më shumë komente është pritur ky angazhim i presidentit Topi nga analistët mediatikë. Ata e shohin këtë si një rezultat konkret të rezolutës së Këshillit të Evropës dhe përgjithësisht të angazhimit të ndërkombëtarëve.Për Sami Nezën kryeredaktorin e gazetës Standard, në këtë iniciativë zoti Topi duhet mbështetur, por vetë profili i tij sipas kushtetutës, nuk të krijon shumë entuziazëm.Ndonëse nuk është bërë i ditur rendi i ditës e tryezës së përbashkët, përfaqësuesit e dy forcave kryesore politike kanë bërë të ditur se do të këmbëngulin për të realizuar synimet e tyre.Opozita deklaron se do të kërkojë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, ndërsa shumica kërkon hyrjen e saj në parlament dhe vazhdimin e reformave.Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi thotë se partia e tij ka bërë mjaft lëshime. Tryeza duhet të synojë të ardhmen. Vijimin e atij bashkëpunimi të domosdoshëm për reformat e vendit, tha Bumçi.Edhe gazetari Sami Neza mendon se përfundimi i kësaj tryeze do të duhet të tentojë gjithnjë në zgjidhjen e problemeve në të ardhmen.Pritet që në ditët në vijim, kreu i shtetit të përcaktojë direktivat e diskutimeve mes palëve. Nga mazhoranca përfaqësues do të jetë kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi Kryeministri Sali Berisha, ndërsa për opozitën kryesocialisti Edi Rama. Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se e sheh këtë tryezë si një mundësi për tu përballur me të vërtetën dhe pretendimet aspak normale të Edi Ramës, duke qenë i gatshëm për dialog në çdo moment, mjafton që opozita të ketë kurajë dhe ti drejtohet sallës së kuvendit. Por, nga ana tjetër, ende nuk është e qartë nëse Rama do të jetë i gatshëm për tu ulur përballë kundërshtarit të tij politik, Berisha, nisur nga qëndrimi aspak korrekt i kohëve të fundit, shkaktuar kjo nga humbja e zgjedhjeve për PS-në dhe për faktin që Rama ngeli në minorancë edhe për katër vite të tjera. Megjithatë, opozita pritet të marrë pjesë, por, pa asnjë platformë konkrete, veç atyre të shpallura tashmë, që bien, që në krye të herës në dhunim me ligjet dhe kushtetutën e vendit....