E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vonesat në dorëzimin e automjeteve do të çojnë në publikimin e emrave

Kuvendi, apel deputetëveDuke marrë shkas nga deklaratat e deputetit Igli Cara dhe reagimi i zonjës Arta Dade, Sekretari i Përgjithshëm Marlind Myftiu sqaron se Administrata e Kuvendit, në përmbushje të detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 10.160, datë 15. 10. 2009, Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë, kërkon edhe një herë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ që të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si ish-deputetë. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu, u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë afatet ligjore, lidhur me dorëzimin e automjeteve, pasi në të kundërt tha ai, do të përballen me penalitete. Nëse ato do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre, tha ai. Ndërkaq, zyrtari i lartë i Kuvendit informoi se gjatë ditës së djeshme dy deputetë të opozitës, Erion Braçe dhje Arta Dade, dorëzuan automjetet e tyre. Njoftojmë gjithashtu se një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim, ashtu si zonja Dade dhe zoti Braçe që i kanë dorëzuar. Duke besuar në respektimin e ligjit, administrata e Kuvendit shpreson në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me secilin prej tyre, deklaroi më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›