E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e re e PS në Kolegj: KQZ cënoi standardet

TIRANE- Partia Socialiste ka paditur në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke e akuzuar se ka cenuar në tërësi standardet kushtetuese, që lidhen me parimin “për një proces të rregullt”, si dhe me parimin e “sigurisë juridike”, parimin e “barazisë së votës”, “fshehtësisë së votës” dhe “lirinë e votuesve për të shprehur lirisht vullnetin e tyre”.

Kjo është përmbajtja e akt padisë që përfaqësuesit ligjor të PS-së kanë dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor për vendimet e KQZ-së në lidhje me rezultatin final për Tiranën.

Kërkesë padia e cila është botuar e plotë sot në “Gazeta Shqiptare”, është dorëzuar të hënën pasdite pranë Kolegjit Zgjedhor.

Ndërkohë që ky i fundit ende nuk ka zbardhur vendimin e tij, të datës 3 qershor, përmes të cilit u rrëzua kërkesë padia e PS-së, për shpalljen të pavlefshëm të aktit normativ të KQZ-së për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, të cilat i dhanë Bashës fitoren për bashkinë e Tiranës me 81 vota, më shumë se Rama.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama letër të hapur: Vendimi i Kolegjit, në rrezik e ardhmja e vendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›