E Diel, 1 Nëntor 2026

Diana Culi: Jo cdo veper qe shkruaj mund ta botoj Izaura Ndoj



Diana Culi njihet si nje nga shkrimtaret me te rendesishme te letersise sone. Prej kohesh, Culi eshte e angazhuar ne fushen e te drejtave te njeriut dhe te grave. Me veprimtarine e vazhdueshme shoqerore dhe politike ne mbeshtetje te levizjes se grave ne Shqiperi dhe ne rajon, ka dhene nje ndihmese per nxitjen e rolit te gruas ne shoqeri, si dhe per thellimin e bashkepunimit ne kete fushe, mes Shoqerise dhe Institucioneve mes dy brigjeve te Adriatikut. Ne nje interviste per “Koha Jone”, Diana Culi ndan momentet para vleresimit te akorduar nga Presidenti i Italise, Giorgio Napolitano, punen dhe kontributin e saj ne fushen e kultures dhe ate sociale, si dhe medyshjen letrare qe po e shoqeron gjate kesaj kohe. Diana Culi eshte autore e shume romaneve, vellimeve me tregime, dramave, skenareve te filmave artistike, ajo ka shkelqyer sidomos ne prozen e gjate. Midis romaneve qe ka botuar nder vite, jane vleresuar ne menyre te vecante: “Dreri i trotuareve”, “Diell ne mesnate” dhe “Engjej te armatosur”. Madje, romani “Engjej te armatosur” eshte cilesuar si romani me i mire shkruar per periudhen e diskutueshme te Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi, si nje roman qe hap udhen e mund te sherbeje si nje pikenisje e re per trajtimin ne menyre jodogmatike te kesaj periudhe. Proza e saj eshte perkthyer dhe botuar ne Itali, France, Kine, Rusi etj. Vec fushes se letersise, Diana Culi ka spikatur gjate 17 vjeteve te fundit si nje nga aktivistet me efikase ne mbrojtje te te drejtave te gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur te gruas” e duke luftuar me te gjitha mjetet demokratike per realizimin e ketij misioni fisnik.

Sot, merrni titullin Ufficiale te Urdhrit te Merites se Republikes se Italise nga Presidenti i Republikes se Italise, Giorgio Napolitano. Si ndiheni?

Padyshim, per mua eshte nje nder i vecante ky titull, aq me teper qe vjen nga vete Presidenti i Italise dhe me dorezohet nga ambasadori Gaiani. Mendoj se eshte nje cmim qe i jepet nje qytetareje nga Shqiperia dhe kjo me duket shume e rendesishme.

Jeni e para shkrimtare shqiptare qe vleresoheni me kete titull... Mund te cilesohet si nje privilegj per ju?

Cmimi me akordohet ne pergjithesi per punen time ne fushen e kultures dhe ate sociale, per faktin se kam punuar shume me partneritete nga Italia, kam perkthyer autore italiane, kam nxitur botimin e shume shkrimtareve italiane dhe se me shoqaten qe drejtoj kemi ndihmuar ne shkembime kulturore e sociale mes te dy vendeve.

Fale dashurise dhe njohjes se thelle te gjuhes dhe kultures italiane, ju keni vendosur ngjarjet e disa prej romaneve tuaja mes Italise dhe Shqiperise, si dhe ke botuar ne gjuhen italiane romanet "Scrivere sull’acqua" dhe "Angeli armati"...?

Po, ka nje prirje te tille ne keta dy libra, pavaresisht periudhes historike qe trajtojne. Vecanerisht “Scrivere sul'acqua”, (Diell ne mesnate) ka nje subjekt qe pershkruan ne nje fare menyre momentin e tranzicionit, te njohjes mes te dy vendeve, veshtiresive, nderthurjes se kulturave.

Prej kohesh jeni angazhuar ne fushen e te drejtave te njeriut dhe te grave. Ky eshte dhe motivacioni qe ju merrni kete titull?

Sic e thashe dhe me siper, mendoj se ka qene angazhimi im per shume vjet ne keto fusha dhe puna me shoqatat e grave italiane, qe edhe sot jane mjaft te pranishme ne punen tone, qe ndoshta ka terhequr vemendjen per kete nderim.

Keni ndonje roman ne duar ne keto momente?

Une shkruaj gjithnje... por jo gjithnje arrij te bindem se libri ia vlen per t'u botuar. Pra, jam ne nje medyshje letrare ne keto kohera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›