E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisma e Topallit, mijera vajza dhe gra, marshim kunder dhunes ndaj tyre



Mijera vajza dhe gra iu bashkuan dje fteses se kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ne nje levizje ne emer te grave, ne emer te femijeve, kunder dhunes ndaj tyre. Ato iu bashkuan thirrjes se nje dite me pare qe beri kryeparlamentarja Jozefina Topalli nen moton “Stop Dhunes kunder grave!”. Kryetarja e Kuvendit tha se i ftonte grate qe te bashkoheshin tek Galeria e Arteve ne nje levizje ne emer te grave, ne emer te femijeve, kunder dhunes ndaj tyre. Ndaj dje paradite, me pankartat: “Mos ma prek nenen!”, “Stop dhunes ndaj grave”, “Stop dhunes ndaj femijeve!”, “Mos ngre dore kunder gruas!”, mijera gra iu bashkuan fteses se kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, ne levizjen kunder dhunes ne familje. Kryetarja e Kuvendit drejtoi kete levizje te heshtur dhe pa fjalime, sepse per tragjedi te tilla nuk gjenden fjale. Ne sfond te kesaj levizjeje u degjuan vetem tingujt e kengeve qe i dedikohen me shume dashuri nenes dhe gruas. Ato shprehen ne heshtje, gjendje e shokut qe kane pesuar nga ngjarjet e fundit barbare te krimeve ne familje, te indinjuar nga vrasja e nenave dhe vajzave te reja. Te prekura thelle ne shpirt per tmerret qe femijet kane pare e kane ndjere, me dhimbjen e madhe per kete dhune te cmendur, dje secila prej vajzave dhe grave pjesemarrese ne marshim, ishte Aishja, Flutura, Limja, Rola nda, Mira, Manjola, Fatjona, Marjana…

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›