Dias, lëvizja brilante që shpëton Taren
Pas një viti plot pasion, Lacio më në fund ka shpëtuar dhe tani mund të ulet e qetë në tavolinë për të programuar një sezon, i cili shpresohet të jetë më pak problematik se ai që po arkivohet. Merkatoja është e ndezur me çështjen e largimit të Flokarit dhe dëshirën për të ikur të Kolarov, por Klaudio Lotito synon si fillim të vërë dorë në përmirësimin e strukturës së klubit. Një lloj revolucioni i vogël, që gjithsesi nuk do të shkaktojë largimin e Igli Tares, i cili nuk është shumë i pëlqyer në dhomat e zhveshjes së bardhekaltërve, ngaqë drejtorin aktual sportiv, sipas “Gazzetta dello Sport”, e ka shpëtuar skrivaninë e tij me operacionet e fundit brilante në merkato, mbi të gjitha blerja e Andre Dias. Ndërsa do të vijnë dy figura, që do të duhet t’i japin më shumë kuptim “lacialitetit” të klubit: Anchelo Peruzzi e Bepe Sinjori. Ish-portieri duhet të bëjë ndërlidhësin mes skuadrës dhe klubit, një nga problemet kryesore të evidentuara këtë vit, ndërsa ish-bomberi i shumë adhuruar do të jetë supervizor i sektorit të të rinjve.
#