E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Vendimi, hap para per Kosoven

Urime, vleresime dhe pergezime per popullin e Kosoves, u bene dje edhe nga Presidenti Bamir Topi. Kreu i shtetit shqiptar, tha se “vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise, do te beje te mundur edhe ndergjegjesimin e disa mendjeve, te cilat per fat te keq u munduan qe ta mbajne zvarre kete proces dhe te perdorin insinuata ne dem te imazhit te Kosoves, por nuk arriten, sepse me shume se cdo shtet tjeter apo qeveri, institucionet e Kosoves brenda nje periudhe shume te shkurter deshmuan nje mentalitet modern, nje mentalitet, i cili arriti qe te aplikohej edhe ne praktike per ndertimin e nje shteti multietnik, ku qytetaret, pavaresisht nga perkatesia etnike, te jetojne ne nje vend te lire, te barabarte, natyrisht me problemet e veta te rritjes, por mbi te gjitha per te tejkaluar traumat e se kaluares dhe per te ndertuar nje te ardhme euro-atlantike”. Ai pergezoi, jo vetem institucionet e Kosoves, perfaqesuesit legjitime te saj, por edhe uroi qe kjo situate patjeter te sherbeje qe Kosova te ndjeke nje rruge vertete demokratike dhe patjeter me nje shans shume te madh, per nje prosperitet ekonomik dhe shoqeror per shoqerine kosovare. “Uroj gjithashtu qe ky vendim i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise te drejtohet si nje apel qytetar per te gjitha vendet, te cilat ende nuk e kane njohur, por edhe per vendet e tjera, te cilat kane qene skeptike dhe kane bere nje njohje te pergjysmuar, do te thoja, per te ndertuar marredhenie reale ne komunikim, qofte ne ate politik, qofte ne ate diplomatik dhe ne te gjitha lemit e jetes! Edhe njehere urimet me te mira edhe per ju qe e keni percjelle kete ngjarje te madhe! Ju faleminderit”, tha Presidenti. Ai uroi personalisht homologun e tij kosovar, Fatmir Sejdiu, nepermjet nje telefonate te zhvilluar me te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›