E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diaspora, ne “eksod” per pavaresine

PRISHTINE - Shqiptaret e Kosoves, qe jetojne jashte vendit, po kthehen me nxitim ne vendin e tyre, per te realizuar endrren e disa brezave: te marrin pjese ne lindjen e shtetit te tyre. "Dua ta shikoj me syte e mi krijimin e shtetit te Kosoves", deklaroi ne aeroportin e Prishtines, Sali Hyseni, nje punetor 48 vjec, qe sapo ka zbritur nga avioni i ardhur nga Zyrihu. Me Sali Hysenin, kane ardhur rreth njeqind shqiptare te tjere nga Zvicra per te marre pjese ne ceremonite, qe do te shenojne shpalljen e pavaresise, qe pritet te dielen e ardhshme. "Numri i pasagjereve eshte rritur me 26 per qind, ndersa numri i fluturimeve tregtare me 6 per qind qe prej fillimit te muajit", tha Skender Bucolli, pergjegjes per marredheniet publike ne aeroportin e Prishtines. "Ne mendojme se keto shifra do te rriten akoma dhe jemi te gatshem te presim dyfishin e fluturimeve dhe te pasagjereve", shtoi ai.
"Lajmi me i rendesishem i te gjithe jetes sime ishte kur mora vesh se ky aeroport ishte bombarduar ne mars 1999", deklaroi Maliq Ulaj, duke iu referuar bombardimeve te NATO-s per t'i dhene fund represionit te forcave te Sllobodan Milloshevicit ndaj shqiptareve. "Tani e di se lajmi me i madh per mua do te jete shpallja e pavaresise se Kosoves", shton ky punetor 59 vjec, qe edhe ai ka ardhur nga Zyrihu. "Ne vitet '90-te, nen regjimin e Milloshevicit, nuk kisha asnje shprese se do te isha deshmitar i nje ngjarjeje te tille. Ndersa tani, do te marr pjese ne festimet e pavaresise. Eshte e pabesueshme", thote ai duke iu drejtuar nje taksie.
Imer Abdullahu, nje teknik 32 vjec, u kthye ne Kosove sapo mori vesh se shpallja e pavaresise ishte vetem ceshtje ditesh. Ai ndodhej tek i vellai, qe jeton ne Zvicer.
"Kisha nje vize tremujore. Por u nisa nje muaj perpara se te skadonte. Dua ta shikoj Kosoven e pavarur. Eshte endrra e te gjithe shqiptareve. Ata qe nuk do te jene aty, nuk do te kene mundesi te thone se kane bere historine", shpjegon ai.
Ne kryeqytetin kosovar po perfundojne pergatitjet per shpalljen e pavaresise, ndersa drejtuesit politike po mbyllin Kushtetuten e re. "Praktikisht ka mbaruar", shpjegon Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, pas nje takimi me perfaqesues te Bashkimit Evropian, qe do te dergoje se shpejti nje mision ne Kosove per te zevendesuar ate te OKB-se, qe administron vendin qe prej 1999-es. Ramadan Ukiqi, pronari i pasticerise "Fellini" te Prishtines, po kontribuon me menyren e tij per shpalljen e pavaresise: Se bashku me 20 punetoret e tij, ai po pergatit "embelsiren e pavaresise", nje embelsire gjigante prej 25 metrash katrore, qe peshon nje ton dhe qe do t'u sherbehet rreth 25000 te ftuarve. Ajo do te ekspozohet ne sheshin kryesor te Prishtines diten e shpalljes se pavaresise. "Duhet t'u ofroj nga nje embelsire te ftuarve tane", shpjegon Ukiqi. "Ideja ime ishte t'i tregoja botes se Kosova eshte nje vend demokratik dhe i qendrueshem, por edhe nje vend shume i embel". Embelsira do te zbukurohet me nje harte te Kosoves, i rrethuar me yje te verdhe qe simbolizojne aspiratat e tyre evropiane. Qeveria kosovare ka caktuar nje grup drejtuesish qe disponon nje buxhet prej nje milion eurosh per te organizuar dhe mbikeqyrur festimet per shpalljen e pavaresise. Afro 2000 gazetare do te mbulojne ngjarjen. Menjehere pas shpalljes, Kryeministri Hashim Thaci do te jape nje konference shtypi ne hotel “Grand”, nje nga me te medhenjte e Prishtines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›