Meta: Shqiperi-Kosove, bashkimi ne BE
Kryetari i LSI, z.Ilir Meta, ne intervisten e dhene gazetarit Blendi Fevziu, ne emisionin “Opinion Plus”, ne Tv Klan, ndalet gjate ne ceshtjen e Kosoves, vecanerisht per periudhen kur ishte Kryeminister, raportet Shqiperi-Serbi. i pergjigjet dhe pyetjes: Cila do te jete arsyeja qe ne Ballkan te kete dy shtete shqiptare?
Z.Meta, pas futjes se trupave te NATO-s, largimit te trupave jugosllave dhe qe pasuan me rrezimin e Milloshevicit, para se te pyes se si ishin raportet Shqiperi-Serbi dhe Kosova ne mes, dua nje pergjigje te sinqerte se po te ishte nje sistem tjeter ne Serbi, a do te ishte sot Kosova ne prag te shpalljes se pavaresise se saj?
Nuk mund te hedhim hipoteza sot, pas 10 vitesh, se si mund te ndodhte ndryshe e ardhmja e Kosoves. Por shume gjera do te ishin ndryshe, ne rast se do te ishte firmosur marreveshja e Rambujese nga Jugosllavia e asaj kohe. Ndoshta pavaresia e Kosoves do te ndodhte nje dite, se, ne fund te fundit, eshte nje e drejte qe i eshte mohuar padrejtesisht prej nje shekulli. Ne dime qe edhe shume kombeve te tjere u kane ndodhur fatkeqesi te tilla, dhe shume prej tyre edhe jane shperbere. Keshtu qe kjo qe ka ndodhur, ne fund te fundit, ka qene rrjedha me e natyrshme dhe fatlume do te thosha, si per kombin shqiptar dhe per Kosoven, por mos te harrojme edhe cmimin qe nuk ka qene i vogel, ku me mijera njerez jane masakruar. Keshtu qe, brezi jone, gjenerata jone, jo vetem ketu, por edhe ne Kosove, eshte teper fatlume, qe te jemi ne nje moment te tille, dhe qe keto zhvillime na bene aleate me fuqite e medha te Botes dhe te kontinentit tone.
Ne momentin kur ju ishin Kryeminister dhe Milloshevici ra ne Beograd, Koshtunica u zgjodh ne vend te tij dhe me pas zgjedhjet i fitoi Gjingjic, nje nga politikanet me te rendesishem te Serbise ne ate kohe. Ju vete keni pasur marredhenie shume te mire me Gjingjic, ku e keni njohur ate?
Se pari, njehere une e kam perjetuar vertet me shume gezim humbjen e Milloshevicit. Nuk e kam besuar se Milloshevici do te humbte ne zgjedhjet e shtatorit, apo ne fillim te tetorit. Madje, mbaj mend qe ne gusht te ketij viti, une kam qene ne Uashington, dhe Sekretarja e Shtetit, Madeleine Ollbrajt, gjate nje bisede te perbashket po thoshte qe eshte mire te ndodh qe njerezit e Gjykanovicit te marrin pjese ne zgjedhje, sepse ne besojme se jane te gjitha mundesit qe te humbe Milloshevici. Por, ne fakt, askush nuk mendonte qe ai vertet do te humbiste, sepse ai mund t’i manipulonte ato, ashtu sikurse ndodhi praktikisht. Pra largimi i Milloshevicit ka qene nje clirim i madh, per Serbine, por edhe per te gjithe ne. Sepse, ne fund te fundit, edhe kendveshtrimi i fuqive kryesore eshte rajonal. Ne kete drejtim, ajo qe ka ndodhur ne Beograd ishte nje gje teper pozitive per vete te ardhmen dhe integrimit te Ballkanit. Sepse rajoni yne eshte cliruar nga disa ngarkesa dhe nga nje imazh shume i rende qe ka trasheguar ne vecanti, per shkak te politikes se Milloshevicit dhe te konflikteve te ish-Jugosllavise.
Marredheniet me Gjingjicin jane marredhenie te cilat nisen me mirebesim reciprok ne pranveren e vitit 2001, kur ne kemi qene te dy te ftuar ne nje konference te “The Economist”, ne Athine. Une ate e kam njohur apo takuar edhe me pare ne aktivitete te internacionales Socialiste, apo te Partise Socialiste Evropiane, por nuk kemi pasur raporte te aferta. Pas ketij takim ne Athine, ne krijuam raporte shume te ngushta mirebesimi dhe u perpoqem te conim nje projekt perpara.
A eshte e vertete qe ju keni ndermjetesuar per nje takim te Gjingjcit me Hashim Thacin ne ate kohe?
E verteta eshte me ndryshe. Ne thjesht u perpoqem te krijonim nje raport sa me te c’tensionuar midis Shqiperise dhe Serbise ne radhe te pare, sepse kjo do te ndihmonte edhe per nje c’tensionim edhe te raporteve midis Serbise dhe Kosoves. Ne kete drejtim, ai ka qene mjaft i hapur, dhe per here te pare kur une i kam kerkuar per lirimin e shume te burgosurve kosovare, qe mbaheshin ende neper burgjet e Serbise, dhe pas dy javesh jo vetem qe ka liruar nje pjese te madhe te tyre, por edhe eshte shprehur publikisht qe i lirova se ma kerkoi Kryeministri i Shqiperise. Pra kush ishte qellimi i ketyre marredhenieve te reja.? Qellimi ishte te fitonim ate kohe te humbur per sa i takon permiresimit te imazhit te vendeve tona. Per kete gje, ai ishte shume pragmatist dhe e kuptonte se ndryshimi i Serbise do te vinte permes demokratizimit te saj, permes mbeshtetjes te BE-se, te SHBA-se, dhe vendeve e rajonit.
Dhe a kerkoi ai qe te takohej me Hashim Thacin?
E verteta mund te them qe eshte pak me ndryshe. Ne nje bisede qe kam zhvilluar ne zyren e tij ai me ka pyetur se kush mund te ishte partneri i tij i pershtatshem ne Kosove per te vendosur nje dialog. Ne, vendosjen e dialogut e kishim diskutuar edhe me pare. Sepse qe te percaktohej statusi i Kosoves, kjo gje nuk varej nga keto dy vende, as nga Serbia as nga Shqiperia, por kjo me shume ishte nje ceshtje qe i perkiste vendeve te medha. Gjingjic ishte nje njeri me vizion dhe donte te fillonte nje dialog per te krijuar nje klime e cila me pas do te sillte zgjedhjen dhe qetesimin afatgjate te problemeve. Pra ne kete drejtim une i dhashe mendimin tim, i cili ishte nje mendim shume i sinqerte, dhe i thash qe z.Thaci mund te ishte partneri shume me i pershtatshem, jo se ai kishte pozicionin institucional me te pershtatshem, (ai ishte kryetari i partise se dyte ne Kosove), por duke menduar se Presidenti Rugova ne pergjithesi ishte ne nje gjendje jo shume aktive aq me teper ai ishte akuzuar per mendimin tim edhe padrejtesisht per takimet e imponuara nga rrethanat me Milloshevicin, dhe keshtu do ta kishte te veshtire qe te ndermerrte iniciativa te tilla, sepse do te akuzohej nga pala tjeter. Ndersa tek Thaci mendoj se kjo gje nuk mund te ishte kaq e veshtire sepse ai kishte qene ne lufte dhe askush nuk mund t’i thoshte perse takohesh ti me Gjingjicin. Mendoj se ai e pranoi kete logjike dhe disa muaj me pas, pikerisht ne shkurt te 2003 ne intervisten e fundit te “Zeri i Amerikes”, ka dhene nje vizion shume te qarte se si e shikonte ceshtjen e Kosoves dhe te Serbise dhe eshte shprehur se duhet te fillonin sa me shpejt dialogun me drejtuesit e Kosoves, dhe nje prej tyre e shprehte drejtperdrejt se ishte Hashim Thaci. Me pas, fati i tij ishte teper tragjik, pasi ne fillim te marsit ai u vra. Mendoj se takimi midis tyre po projektohej dhe do te ndodhte.
Nderkohe kur ju keni qene zv/kryeminister dhe minister i Jashtem keni filluar te intensifikoni marredheniet me Serbine? Por kur keni qene Kryeminister ne maj 2001 eshte anuluar nje vizite ne Beograd?
Une kisha nje ftese nga Gjingjic kur u takova me te ne Athine. Edhe une i bera nje ftese atij. Por per t’i bere nje vleresim moral pas asaj deklarate te tij pas lirimit te te burgosurve kosovare, une i thashe qe do te vij. Per me teper, dua te sqaroj se ne kete kohe marredheniet me Serbine ishin njekohesisht jo vetem tregues i nje vizioni per te ardhmen dhe stabilitetin e rajonit. Ishin edhe nevoje pas krizes se Maqedonise. Mos te harrojme qe ne ate kohe kishte filluar kriza e Maqedonise dhe keto marredhenie, kjo hapje me Serbine na ndihmonte shume per te shkarkuar disa ngarkesa qe po krijoheshin nga disa kancelari nderkombetare, te cilat kujtonin se qeveria shqiptare mbasi gjoja nxiti ceshtjen e Kosoves tani gjoja po nxiste kete te Maqedonise. Pra, po nxiste nje projekt per te ashtuquajturen “Shqiperia e madhe”. Marredheniet me Serbine ishin per te treguar qe qeveria shqiptare kishte me patjeter nje vizion te moderuar e evropian. Ne edhe me Serbine duam te krijojme marredhenie sa me miqesore, sa me te ngushta tani qe eshte afer edhe Bashkimi Evropian. Praktikisht, kur une po behesha gati per nje vizite te tille, vjen nje ftese, me perpara se te vinte formalisht nga Gjingjici, si Kryeminister i Serbise, vjen nga Kryeministri i Federates se atehershme, qe ishte Zoran Zizic. Kuptohet qe ftesa e Gjingjicit ishte marre vesh dhe ishim ne nje pozicion te veshtire nga ana diplomatike dhe protokollare sepse marredheniet shteterore diplomatike ishin me Federaten, nuk ishin thjesht me Serbine. Per te evituar cdo lloj keqkuptimi dhe incidenti po themi, u shty ky takim.
Z. Meta perse derguat si ambasador apo te ngarkuar me pune ne Beograd nje prej keshilltareve tuaj me te afert, z.Haxhinasto?
Sepse une mendova dhe isha i bindur qe vendosja e marredhenieve me Serbine ne ato momente ishte shume e rendesishme, dhe duhet te ishte prioritet kryesor per Shqiperine. ishte nje moment historik dhe madje e kam pasur te veshtire te bind z. Haxhinasto, sepse ai e mori, le te themi, si nje lloj “denimi apo internimi”. Mirepo, me pas, mendoi se ishte nje vendim shume i drejte, u be nje pune shume e mire, u krijuan raporte shume te mira te nje mirebesimi reciprok. Mendoj se performanca e tij ishte e shkelqyer ne Beograd. Problemi ishte se ne fillim nuk donte te shkonte, por me pas nuk donte te kthehej, kur i kerkova te vinte ne Ministrine e Puneve te Jashtme.
Ne kohen kur ju keni qene Kryeminister, pra ne pranveren 2001, ministri juaj i Drejtesise z. Imami ne nje konference per shtyp kerkoi fillimin e procedurave per bashkimin e Shqiperise me Kosoven. Cili ka qene reagimi i nderkombetareve per kete deklarate?
Shqetesimi ishte i madh, pa dyshim. Vete u shqetesova. Kuptohet qe nje deklarate e tille, qe vinte nga nje minister i qeverise shqiptare, ne nje situate kur ishte jo vetem ceshtja e Kosoves qe sapo po stabilizohej, por kishim edhe problemin e Maqedonise. Te mos harrojme qe ne ate kohe ishte edhe problemi i Presheves, derisa u realizua marreveshja per luginen e Presheves. Pavaresisht se Shtetet e Bashkuara te Amerikes apo britaniket kishin besim se Shqiperia, qeveria shqiptare, ishte e sinqerte ne angazhimin e vet konstruktiv per ceshtjet rajonale ne pergjithesi dhe per Kosoven ne vecanti, kishte edhe shtete qe ishin skeptike, sepse me nje deklarate ketu, dhe nje atje, mund te beheshin analiza te ceshtjeve te caktuara.
Kishin frike nderkombetaret nga ideja e nje bashkimi te Shqiperise me Kosoven?
Nuk ishte problemi thjeshte i nje bashkimi me Kosoven. Problemi ishte dezintegrimi te ketyre vendeve perreth nje konflikti, i cili nuk njihte kufij, i cili nuk kishte mbarim, nje zinxhiri konfliktesh e shperberjesh. Keshtu qe, padyshim ishte nje deklarate, do te thosha, qe rendohej me shume nga momenti.
Z. Meta nderkombetaret kane kerkuar te shpallin nje pavaresi sa me te heshtur, dhe me manifestime sa me te qeta. A duhen te festoj kosovaret apo jo?
Mendoj se kosovaret e kane filluar festen e pavaresise qe diten qe ushtria e Milloshevicit u largua dhe kur hyri NATO. Ne e mbajme mend kete moment kur ata qytetare qe kishin mbetur ne Kosove i priten forcat e NATO-s me lule dhe brohoritje. Pavaresia e Kosoves eshte nje proces. Une nuk mendoj se pavaresia do te ndodhe ne 17 shkurt, 20 shkurt, apo me 10 mars, pra mendoj se ky eshte nje proces qe ka filluar me hyrjen e NATO-s ne Kosove dhe do te vazhdoje deri ne diten qe Kosova do te kete vendin e saj ne OKB dhe ne te gjithe institucionet nderkombetare. Padyshim qe ate dite qe do te shpallet kjo pavaresi dhe kur do te njihet nga SHBA dhe nga shtetet kryesore te Bashkimit Evropian meriton pa tjeter qe te gezohet. Mendoj se shqetesimi i nderkombetareve eshte qe te mos kalohet ne nje lloj triumfalizmi, qe mund te shkaktoje nje konflikt te panevojshem.
A keni frike qe pavaresia e Kosoves mund te shoqerohet me nje reagim te dhunshem te serbeve ne Kosove, ose nje deklarim te mundshem apo te ndarjes se serbeve te Mitrovices?
Une mendoj se pas zgjidhjes se Presidentit Tadic ka arsye per te qene me te qete per sa i takon reagimit te Serbise si shtet. Jo ne kuptimin e njohjes se pavaresise se Kosoves sepse kjo eshte nje gje qe nuk mund te pritet per disa kohe. Serbet pa dyshim do ta kundershtojne per disa kohe formalisht, diplomatikisht e keshtu me radhe, por ne kuptimin e reagimit destruktiv ne terren. Nuk perjashtohet qe grupet te caktuara, qarqe te caktuara do perpiqen te krijojne momente destabiliteti. Une mendoj se, dhe per kete gje bera nje shkrim para disa ditesh ne gazeten “Politika” ne Serbi, qe ajo nuk duhet te beje disa gabime qe ne rralle te pare jane vete kunder Serbise. Sepse ne rast se do te kishte nje perpjekje per shpalljen e kesaj pavaresia qe ju folet,mendoj se kjo nuk do i sillte asnje dobi Serbise sepse e para kjo do te sillte nje largim te serbeve nga e gjithe Kosova, dhe do te vriste perspektiven e integrimit te tyre sipas planit Ahtisari, i cili i jep shume te drejta atyre dhe garanci pjesemarrjeje qe nga parlamenti, Qeveria, pushteti vendor. Tjeter gje mendoj se ne rast se do te ndiqej ky skenar, atehere serbet nuk do te kishin asnje ndikim ne parlamentin e Kosoves dhe institucionet e tjera politike. Pervec kesaj do te kishte edhe nje shtim te refugjateve ne Serbi. Ne e dime mire se sa probleme ka pasur nga konflikti ne Bosnje, dhe nje pjese e mire e refugjateve te ketij konflikti nuk kane mundur dot te integrohen ne Serbi, aty ku kane mbetur qe nga koha e konfliktit. Kuptohet qe ndikimi i tyre ne Kosove do te ishte zero. Nese serbet zgjedhin qe te qendrojne ne Kosove, neser kur te hapen negociatat per MSA-ne per Kosoven kerkesat e para te BE-se ndaj saj do te jene respektimi i minoritetit serb dhe minoriteteve te tjera. Ne rast se do te ecej ne kete variant te ndarjes, qe eshte rast i perjashtuar nga grupi i kontaktit, pra eshte nje nga 3 “JO”, atehere kjo do te sillte reagime aspak te dobishme edhe nga shqiptaret e Lugines se Presheves, sepse edhe ata me kete logjike do te kerkonin te bashkoheshin me Kosoven. Ky eshte nje zinxhir problemesh qe nuk i nevojiten aspak ne radhe te pare vete Serbise.
C’do te thote pavaresia e Kosoves, nje bashkim i ardhshem me Shqiperine. Pra, cila do te jete arsyeja qe ne Ballkan te kete dy shtete shqiptare, dy kryeministra shqiptare, dy presidente shqiptare. Mund te ishte edhe me e thjeshte edhe per nderkombetaret te komunikon me nje pale.
Po te fillojme dhe te vizatojme harten e Ballkanit, sipas shteteve etnikisht te pastra, pas kaq vitesh, kur pervoja e meparshme ka treguar se kjo eshte mjaft tragjike, nuk do te benim asgje tjeter, pervecse do te humbitnim ato mundesi qe na jane ofruar nga bashkepunimi me Evropen apo edhe me NATO-n. Ne kete drejtim, une mendoj se politika e Shqiperise eshte nje politike jashtezakonisht konstruktive dhe marredheniet me Kosoven, Shqiperia nuk i shikon thjesht si marredhenie midis dy vendeve apo dy shteteve te cilat jane kryesisht shqiptare, do te thoshim, por midis dy vende te cilat njekohesisht kane aspiraten e perbashket, integrimin ne Bashkimin Evropian. Mendoj se politika me e drejte eshte kjo qe te gjithe shqiptaret te bashkohen ne BE.