E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qendroni ne lartesine e nje gezimi te permbajtur”

Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje se "kombi shqiptar po perjeton nje nga momentet me te shumepritura e me te gezueshme te historise se tij, sic eshte kurorezimi i pavaresise se Kosoves". Deklarata erdhi ne nje takim me kryetarin e Komunes se Gjakoves, Pal Lekaj. Berisha beri thirrje qe “te gjithe kosovaret duhet te jene ne lartesine e nje gezimi te ligjshem e te permbajtur, pasi syte e gjithe opinionit boteror jane fokusuar tashme te kjo fitore". Sipas tij, "akti i shpalljes se pavaresise duhet te trajtohet me dinjitet, si nje obligim per gjithe sakrificen shekullore te popullit te Kosoves, por dhe me nje mirenjohje per gjithe dashamiresit kudo ne bote qe e kane mbeshtetur dhe kane simpatizuar kauzen kosovare". Kurse kryetari i Komunes se Gjakoves prezantoi disa projekte, te cilat do te gjallerojne jeten e Gjakoves dhe rajonit ne te dy anet e kufirit. Ne takim u konfirmua mbeshtetja per themelimin e Universitetit te Gjakoves dhe projekt-studimi turistik i Alpeve shqiptare. Sakaq, Berisha paralajmeroi se “ne te ardhmen e afert rruges Durres-Kukes do t’i shtohet edhe korridori tjeter Shkoder-Fierze, i cili do te lidhe komunen e Gjakoves me pjesen veriperendimore te Shqiperise".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›