E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia paralajmeron kunder efektit domino ne Ballkan

Nga Quentin Peel*
Konferenca vjetore e Sigurise ne Mynih eshte nje rast i mrekullueshem qe mbledh ajken e establishmentit ushtarak dhe politik te Aleances se NATO-s dhe tradicionalisht ka qene nje vend i mire per evropianet dhe amerikanet, qe t’i thone njeri-tjetrit disa te verteta. Ndonjehere ate e bejne, dhe ndonjehere ata nuk e bejne kete.
Prej perfundimit te Luftes se Ftohte, ruset kane marre pjese, megjithese ata akoma jane trajtuar me shume si vizitore te paftuar. Sidoqofte nje ngjarje qe vetekrehohet per te folurin hapur – u shfrytezuar ne menyre te shkelqyer vitin e kaluar nga Vladimir Putin me nje sulm frontal ndaj politikes se jashtme amerikane – nganjehere ka ceshtjet te cilat sigurojne vemendje. Kete vit, kjo teme ishte Kosova. Natyrisht, shpallja e afert e pavaresise nga ana e ketij territori, teknikisht akoma pjese e Serbise, ishte permendur. Boris Tadic, Presidenti i sapozgjedhur i Serbise, u kujdes per ta bere kete. Ai leshoi nje thirrje emocionale per te tjeret qe te mos nxitojne per te njohur shtetin e ri. Megjithate, nga askush nuk erdhi ndonje pergjigje. Askush nuk deshiron te debatoje mbi pasojat, ose se si duhet te sillemi me te.
Duket se ky eshte nje problem per te dyja palet. Z. Tadic dhe qeveria serbe nuk deshiron te permende ndonje detaj se si ata do t'i pergjigjen kesaj. Aleatet e NATO-s, perfshi Ameriken, dhe pjesa me e madhe e Bashkimit Evropian, thjesht duan te trajtojne kete akt si nje fakt i pashmangshem i jetes, me te cilin Serbia duhet te jetoje. Ata nuk duan te mendojne per pasojat me te gjera.
I vetmi person, i cili mori guximin te bente nje pyetje mbi kete, ishte Sergei Ivanov, zv/kryeministri i pare rus dhe ish-minister i Mbrojtjes. Ai paralajmeroi se njohja nderkombetare e pavaresise se Kosoves – ai kishte ndermend SHBA dhe pjesen me te madhe te BE – do te vendoste nje precedent te rrezikshem nderkombetar. "Kjo padyshim do te ishte pertej ligjit nderkombetar", tha ai. "Kjo do te ishte dicka e ngjashme me hapjen e Kutise se Pandores". Per me teper, z. Ivanov nuk u duk se ishte shume i kenaqur. "Ne nuk jemi dakord mbi Kosoven jo sepse Rusia eshte kokeforte per te mbeshtetur serbet dhe asgje tjeter", tha ai. "Ne nuk duam te jemi me shume serbe sesa vete serbet".
Ne te vertete, ai hodhi poshte "idene e gabuar te perhapur midis vendeve te NATO-s dhe BE", se pavaresia e Kosoves do te ishte ndjekur menjehere nga mbeshtetja ruse per pavaresine e Abkhazise dhe Osetise se Jugut, krahinave te shkeputura nga ish-republika sovjetike e Gjeorgjise. "Une iu siguroj juve se Rusia nuk do te njohe pavaresine e Abkhazise ose Osetise se Jugut diten e ardhshme", tha ai. Por, ai vazhdoi te fliste mbi nje "efekt domino" kudo ne rajon. Cfare kishte ndermend ai? Si fillim, Republika Serbe fare mire mund te therrase nje referendum per shkeputjen e saj nga Bosnje-Hercegovina, nje levizje, e cila do te filloje te copetoje marreveshjen e paqes se Dejtonit te 1995, e cila i dha fund luftes se Bosnjes. Edhe minoriteti shqiptar ne Maqedoni gjithashtu mund te filloje te demonstroje per pavaresi.
Z. Tadic ndoshta mund te mos doje te inkurajoje serbo-boshnjaket. Ai ka premtuar se nuk do te beje asgje per te inkurajuar nje pergjigje te dhunshme ndaj pavaresise se Kosoves. Por akoma ekzistojne sasi te medha armesh ne Bosnje, dhe nuk ka forca te mjaftueshme nderkombetare per ta mbrojtur ate. Uashingtoni eshte i vendosur se sa me shpejt qe Kosova ecen perpara me pavaresine, aq me mire do te jete per stabilitetin e Ballkanit. Por eshte Bashkimi Evropian ai qe mendohet se do ta garantoje kete stabilitet. Sepse BE-ja eshte e percare midis mbeshtetesve dhe kundershtareve te pavaresise, planifikimi ka qene me pak sesa duhej te ishte.
Serbia padyshim qe do te loboje mbi te gjitha per te minuar ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Ajo fare mire mund te vendose nje embargo tregtare ne kufijte e saj, megjithese nderprerja e energjise elektrike mund te nderpriste gjithashtu linjat drejt Maqedonise dhe Greqise.
Shanset jane qe Kosova do te mbetet ne nje situate te bllokuar ligjore, dhe ne nje vakuum ekonomik, per te ardhmen e parashikueshme. Siguria e saj do te jete garantuar prej 17000 trupave te NATO-s dhe 1800 policeve, gjykatesve dhe burokrateve te BE. Puna e tyre do te jete per te ngritur institucionet e reja. Sidoqofte pa nje ekonomi – papunesia eshte diku midis 40 dhe 60%, dhe eksportet mbulojne vetem 6% te importeve – vetem institucionet nuk do te mbijetojne. "Ne rastin me te keq ne mund edhe te perballemi me nje shtet te deshtuar", thote Karl Bildt, ministri i Jashtem i Suedise. Kjo nuk eshte nje perspektive dhe shume njerez jane te gatshem ta sjellin ndermend.
(*) Marre nga “The Financial Times”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›