E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diaz: Riquelme, lojtari më i mirë në ligën argjentinase

Trajneri i Independiente, Ramon Diaz, ka bërë një deklaratë të rrallë në favor të Boca Juniors duke thënë se ylli i tyre, Juan Roman Riquelme, është lojtari më i mirë në ligën argjentinase. Veterani 33-vjeçar ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë këtij viti duke i ndihmuar klubit të tij që të prijë në krye të tabelës.
 

“Riquelme është më i miri, ndërsa Boca ka shumë lojtarë brilantë”, ka thënë Diaz, i cili njëkohësisht e ka lavdëruar edhe trajnerin rival, Julio Cesar Falcioni.
 

Sipas tij, ekipet u përshtaten trajnerëve të tyre, ndaj mendon se edhe Falcioni ka arritur sukses, sepse ai ka vuajtur në fillim. “Lojtarët kanë filluar ta kuptojnë punën e tij dhe stilin që ai e dëshiron”, nënvizon Diaz.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›