Dibër, 129 mln lekë për banorët e dëmtuar nga tërmeti
Plot 23 ditë pas tërmetit 7 ballësh që goditi qarkun e Dibrës qeveria miratoi sot fondin për kompensimin e të dëmtuarve. Fondi prej 129 milionë lekësh do të jepet për kompensimin e 1437 banesave të dëmtuara në këtë qark.
TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot fondin prej 129 milionë lekësh për të dëmtuarit e tërmetit që ra në qarkun e Dibrës.
Pr/vendimi “Për miratimin e vlerës së dëmeve të shkaktuara në objeket, në pronë private, si rrjedhojë e tërmetit rënë në qarkun e Dibrës, dhe të listave emërore me vlerat përfituese” ka për qëllim miratimin e vlerës së dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i shtatorit 2009 në këtë qark. Zyra e medias pranë Këshillit të Ministrave informon se me fondin mbi 129.359.122 lekë do të konkensohen dëmtimet e 1437 banesave të qarkut të Dibrës. Kompensimi është bërë në bazë të cmimeve të miratuara për këtë qark nga Enti Kombëtar i Banesave.
Në këtë vendim është parashikuar që një pjesë e fondit të përballohet nga Ministria e Brendshme në zërin “Emergjencat Civile”, ndërsa pjesa tjetër do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2009.
Prej 23 ditësh banorët së bashku me familjet e tyre, fëmijë. Pleq e gra kanë fjetur në cadra dhe në kushte shumë të vështira jetese, pasi banesat e tyre janë bërë të pabanueshme nga lëkundjet e tërmetit.
(s.g/BalkanWeb)