Lohan, optimist për sfidat e qeverisë Berisha

Ambasadori i KE-së në Shqipëri, Helmut Lohan, uroi dje kryeministrin Sali Berisha për rikonfirmimin në krye të qeverisë shqiptare dhe njëherazi vlerësoi procesin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Kjo iu komunikua kryeministrit, gjatë një takimi që zhvilloi dje me ambasadorin e delegacionit të KE-së në Shqipëri. Lohan i uroi kryeministrit suksese në punën e tij gjatë mandatit të vijim dhe u shpreh optimist për sfidat e Shqipërisë drejt proceseve të integrimit evropian. Gjithashtu, Kryeministrit Berisha i shprehën urimet e tyre për rizgjedhjen e tij si Kryeministër edhe ambasadori italian, Saba D’ Elia, ambasadori grek Nicolas Pazios si dhe Drejtori i i Raiffeisen Bank, Oliver J. Whittle, me të cilët kryeministri Berisha zhvilloi takime të veçanta.
...