E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet projektligji, Berisha: Zyrtarët pa makina

Projektligji për zyrtarët pa makina do ti japë fund abuzivitetit në institucionet shtetërore, që deri tani ka shkaktuar nga 12-76 mijë dollarë dëme. Kryeminsitri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë e ka miratuar projektligjin. 

TIRANE- Qeveria miratoi projektligjin që rregullon transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit . Ky ligj i jep përgjigje përfundimtare dhe vendos një standard të qytetëruar europian, përveçse kursehen së paku mbi 30 milion dollarë në vit, vendoset një normë me vlerë qindra milion dollarë. Gjatë mbledhjes së qeverisë Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë.” Sipas kryeministrit Berisha, “Ky ligj përcakton praktika dhe norma krejtësisht të tjera të standardeve të vendeve të civilizuara për transportin e zyrtarëve dhe funksionarëve. Ligji njeh detyrimin e shtetit dhe të qeverisë që të krijohen lehtësirat e domosdoshme për veprimtarinë e tyre të përditshme ofiqarëve të shtetit. Por ligji shkëput në mënyrë përfundimtare establishmentin shqiptar, zyrtarët dhe funksionarët e shtetit nga praktikat e trashëguara të nomenklaturës komuniste.”

Ndërsa lidhur më zyrtarët e tjerë, në kategorinë e parë, me targë jo zyrtare janë vlerësuar deputetet e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarët e bashkive të mëdha të qarqeve. Këtyre zyrtarëve u jepet për transportin një bonus 45 mijë lekë, ku përfshihet amortizimi, karburanti. Natyrisht, parlamentit duhet t’i lihet fleksibilitet që të mund të respektojë distancën. Parlamenti ka një Sekretariat për buxhetin. Ndaj mesatarja të jetë kjo shumë që do t’i jepet parlamentit dhe më pas t’i lihet në diskrecion Sekretariatit ta përcaktojë.
Për kategorinë e dytë të zyrtarëve bonusi është 35 mijë lekë dhe këtu përfshihen zëvendësministrat, këshilltarët e Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit, drejtuesve të enteve rregullatore, komandantët e Forcave të Armatosura, zëvendësdrejtorët e Policisë dhe Shërbimit Informativ, kryetari i Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Akademisë së Shkencave, rektorët e universiteteve, Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, drejtuesit e Prokurorisë dhe të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të shkallës së parë dhe të apelit.
Bonusi për kategorinë e tretë është 30 mijë lekë dhe përfshin kryetaret e bashkive të tjera, drejtuesit e agjencive si ajo e pronave etj. Zyrtarët e tjerë trajtohen me 200 mijë lekë, të cilët kanë pasur veturë më tepër për traditë. Ligji vendos një praktikë jashtëzakonisht e dobishme, një kursim të madh dhe heqim dorë nga një abuzivitet. Në abuzimet e bëra disa janë jashtëzakonisht të papranueshme, por ligji u jep fund atyre.”
(m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›