E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Athinë, autori i një vrasjeje në 1993

Interpoli i kryeqytetit grek informoi se 51 vjecari është arrestuar dje për qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai u dënua me 25 vjet burg për një vrasje në 1993. 

TIRANE- Arrestohet në Greqi Riza Pleparaku i dënuar për vrasje me dashje. Policia e shtetit informoi sot nëpërmjet një njoftimi për shtyp se 51 vjecari nga fshati Pobrat i Beratit është arrestuar një ditë më parë në Sparti të Greqisë.
Pleparaku ishte përfshirë në listën e personave më të kërkuar nga Interpoli shqiptar dhe sot interpoli i Athinës kishte informuar homologët shqiptarë për arrestimin e tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.45, datë 13.05.1994, ka dënuar shtetasin Riza Pleparaku, me 25 vjet burg, për veprën penale të “Vrasjes me dashje për motive të dobta, duke i shkaktuar mundime të veçanta viktimës, parashikuar nga neni 84/a, të Kodit (të vjetër) Penal të Republikës së Shqipërisë.

Sipas vendimit të gjykatës shtetasi Riza Pleparaku ka vrarë me mjete të forta shtetasin A. Hysa në fshatin Probat të Beratit. Ngjarja ka ndodhur më datë 17.01.1993 për motive të dobëta.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›