E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, “fshesë” emigrantëve të paligjshëm

Operacioni i njohur historikisht si “Fshesa” do të nis brenda këtyre ditëve për të “pastruar” vendin nga emigrantë të paligjshëm. Qindra prej tyre janë shqiptarë, të cilët do të kthehen në vend.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Mihalis Hrisohoidis ka paralajmëruar një operacion të madh në qendër të kryeqytetit, kundër emigrantëve klandestinë, duke theksuar se “po fillon përpjekja për t’u spastruar çdo veprimtari e paligjshme në qendër të Athinës”.

“Duhet të ndërmarrim gjithë veprimet që do të garantojnë se Greqia nuk është një vend që hyn kush të dojë dhe kryen vepra kriminale bashkë me kriminelë të tjerë”, tha Hrisohoidis pas takimit me liderin e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, të cilin e informoi lidhur me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe përballimin e kriminalitetit. Ai shtoi s’kërkohet vënia nën kontrollin e emigracionit të paligjshëm. /Start/

                                                                                             2012-03-25 11:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›