Gjirokastër, takim për luftën kundër drogës
GJIROKASTëR- Në qytetin e Gjirokastrës është mbajtur një takim për të hartuar një plan bashkëpunimi për të ndërhyrë në zona si Lazarati. Në takim kanë qënë pjesëmarrës Zv. Drejtori i Përgjithëshm për hetimin e krimeve Agron Kuliqi si dhe Drejtori i PAMECA-s Sesil Krajg.
Në fjalën e tij Kuliqi ka theksuar se lufta kundër drogës do të zhvillohet në tre faza. “Ky projekt nis me fazën e parë që është ajo sensibilizuese, duke kaluar tek faza monitoruese, e më pas vjen faza e ndërhyrjes” – theksoi Kuliqi.
Sipas tij për herë të parë Lazarati është duke u patrulluar dhe kjo në kuadër të luftës kundër drogës.
Ndërsa drejtori i PAMECA-s, Sesil Krajg e ka vlerësuar situatën më pozitive, ndërsa ka shtuar se “përmirësimi ndryshon imazhin e vendit”.
(m.a/BalkanWeb)