E Shtunë, 31 Tetor 2026

Genta e “BB5”: Do t’i kërkoj falje të dashurit

TIRANE - Publikimi i fotove ‘hot’ të Gentës, banores karizmatike të “BB5”, u shndërrua padiskutim në çështjen më të përfolur të javës.
Minuta të tëra transmetimi ‘live’ i janë dedikuar kësaj çështjeje, sondazhe të ndryshme në rrjetet sociale janë bërë për këtë punë, ndërkaq ka pasur deklarata të forta nga familjarët dhe nga i dashuri i saj.

Kështu, Rubensi, i dashuri i vajzës simpatike nga Babani - për të cilin vetë banorja ka rrëfyer edhe që e rrihte, - ka pranuar se fotot në site-n pornografik i ka publikuar ai, madje me dijeninë e Gentës.

Siç ka thënë Rubensi për suplementin, ata janë një çift mendjehapur dhe nuk i kanë problem të tilla aventura. “Profilin në “Fuckbook” e kisha unë”, ka thënë ai më tej, duke mos lënë shteg për dyshime të tjera.

Megjithatë publikimi i këtyre fotove nuk është pritur fort mirë nga familjarët e Gentës. I vëllai i saj, ka qenë i shokuar nga gjithë kjo histori. Ndërkohë që jo më pak e shqetësuar ka qenë edhe e ëma. Në një komunikim me “Big Brother Fan Club”, i cili drejtohet nga Albana Osmani, mamaja e Gentës ka thënë se jeta e së bijës është përdhosur.

Por duket se publikimi i këtyre fotove shkon paralel edhe me dy ngjarje të tjera. Sondazhe të ndryshme në Facebook, e shpallin banoren si më të preferuarën, duke i vendosur kështu kurorën e fitueses shumë javë përpara spektaklit. Nga ana tjetër, në analogji me këto foto, Genta ka deklaruar se kur të dalë nga shtëpia e “BB”, do të pajtohet përsëri me ish të dashurin, e do t’i kërkojë falje pasi ka bërë disa gjëra që ai mund t’i keqkuptojë.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›