Kukës, kosovarët përkujtojnë eksodin e pranverës së vitit '99
KUKES - Sot kuksianët kanë pritur qindra banorë nga Kosova që kanë ardhur për të përkujtuar eksodin biblik të pranverës së vitit 1999, kur të dëbuar me dhunë nga ushtria e paramilitarët serbë që kishin nisur të zbatonin operacionin “patkoi”.
Janë me qindra banorë nga të gjitha trevat kosovare që kanë mbërritur në qytetin e Kukësit. Miriseardhjen ua uroi kryetari i bashkisë, Hasan Halilaj, që priti drejtuesit e shoqatës “Eksodi ‘99” që është drejtuese e këtij marshimi festiv drejt qytetit të Kukësit.
Nënkryetari i shoqatës “Eksodi ‘99”, Mustafë Kryeziu, pasi falendëroi kuksianët e gjithë shqiptarët për mikpritjen e kosovarëve në pranverën e rëndë të vitit ’99 theksoi se, “tashmë është kthyer në traditë përkujtimi i kësaj ngjarjeje që përkujtohet përmes aktiviteteve të shumëllojshme të organizuara nga të dy palët. Është një traditë që do të vazhdojë gjatë, pasi jemi vëllezër të një gjaku”, theksoi ai.
Qindra kosovarë e banorë të qytetit të Kukësit morën pjesë edhe në hapjen e ekspozitës fotografike ku evidentohet dhuna e ushtrisë sërbë ndaj popullit kosovar në vitin 1999.
Një koncert festiv me këngë e valle dhënë në pallatin e kulturës “Hasan Prishtina” të qytetit të Kukësit ishte vazhdimi i veprimtarive të kësaj dite. Ndërsa vizitat e banorëve kosovarë ndër familjet kuksiane ku ishin të strehuar 13 vjet më parë mbyllën festimet e kësaj ditë përkujtimore.
(er.nu/BalkanWeb)