Dibër, drejt zbardhjes grabitja e furgonit
DIBER - Grabitja dy herë me armë e furgonit të linjës Selishtë-Tiranë është drejt zbardhjes. Këtë fakt pohuan burime nga policia e Dibrës për ngjarjet e ndodhura në janar dhe mars të këtij viti. Sipas tyre, personat e dyshuar janë të arrestuar për vepra të tjera penale dhe vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorësinë e tyre në grabitjen e të njëjtit furgon në afërsi të fshatit Lis në rrethin e Matit. “Tre të rinj, të arrestuar për grabitje me armë dhe me maska në segmente të tjera rrugore, mendohet të jenë autorët e dy grabitjeve të shoferit dhe pasagjerëve të Selishtës. Provat e gjetura në vendin e ngjarjes po u nënshtrohen analizave laboratorike dhe pas përfundimit të hetimeve do të zbardhet e vërteta e grabitjeve nën kërcënimin e armës”, thanë burimet.