E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, gjendet kufoma e 55-vjecarit, i zhdukur një jave

DIBËR- Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur mesditën e sotme në Komunën Zerqan të Dibrës.

Nga hetimet paraprake policia bën me dije se kufoma e seksit mashkull është Fitim Hyka 55-vjec.

Policia bën me dije se kufoma e 55-vjecarit është gjetur nga një gjahtar i zonës i cili ka bërë denoncimin në autoritetet përkatëse.

Fitim Hyka rezultonte i zhukur prej një jave, ndërkohë do jetë ekpertiza mjeko-ligjore e trupit, e cila do të zbardhë dhe shkaqet e vdekjes të 55-vjecarit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›