E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votuan 85 e PS. Klosi 5 nentori moment i bashkimit

Një ditë pas zgjedhjeve për delegatët e kongresit, Partia Socialiste e vlerëson pjesëmarrjen më të madhe të të gjitha kohërave. 85% e anëtarësisë, të cilët zgjodhë 865 delegatët , sipas sekretarit oranizativ Blendi Klosi, hedhin poshtë zërat kundërshtarë se  brënda selisë rozë nuk ka liri.

“57140 anëtarë kanë zgjedhur 865 delegatë. Kjo është demokracia e brendshme e PS. Kush ankohet për mungesë lirie në PS nuk di çtë bëjë me lirinë. Kush do të përdorë lirinë për të bërë diçka të mirë për këtë vend ja ku e ka PS, të lirë, demokratike dhe më të bashkuar se kurrë. Të vetmen parti ku liria punon dhe garanton çdo anëtar në lirinë e vet”- tha Klosi.

Partia Socialiste votoi të shtunën sipas parimit "një anëtar një votë" për delegatët e Kongresit që do të mbahet në datë 5 nëntor. Anatarët e zgjedhur përbëjnë vetëm gjysmën e anëtarësisë së këtij forumi. Pjesa tjeter e tij perbehet nga funksionaret e partise  qe statuti i  ben automatikisht delegate. Keta jane 384 kreret e organizatave te PS ne te gjithe vendin, 200 kryetaret e komunave e bashkive te PS dhe 64 deputetet e saj.

Delegat është ish- kreu i PS, Fatos Nano, ish- kreu i PS Tirane Musa Ulqini, ish- kryetaret socialiste te kuvendit si Servet Pellumbi apo edhe te tjere emra qe jane distancuar nga PS.  Kongresi i PS perbehet nga rreth 1500 delegate dhe do te mblidhet ne daten 5 nentor, ku do te zgjedhe Asamblene Kombetare te selise roze, organi me i larte vendimmarres ne periudhen mes dy kongreseve.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›