E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç premton ndihmë financiare për të mbijetuarën e Restelicës

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka ndërhyrë në rastin e tragjedisë së Restelicës së Dragashit të Kosovës, duke premtuar ndihmë financiare për vogëlushen e mbijetuar, Amsera Reka.

Presidenca serbe, përmes një komunikate, ka informuar se do të sigurojë ndihmë financiare mujore dhe përkujdesje të veçantë për vogëlushen 5-vjeçare, e cila mbijetoi nga tragjedia e Restelicës, pasi një ortek bore mbuloi shtëpinë e ku ajo jetonte së bashku me familjen e saj.

Ndihma e Tadiç, siç thuhet, është derisa vajza të arrijë moshën 18-vjeçare. Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës kanë vazhduar përkujdesjen e veçantë për Amserën, duke premtuar dhe siguruar ndihmë dhe përkujdesje të veçantë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në vizitën që i bëri Amserës në spitalin e Prishtinës, premtoi një ndihmë të parë prej 10 mijë eurosh. / INA

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›