E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, një muaj pas tërmetit, banorët ende nën cadra

Një muaj pas tërmeti, banorët në komunën Shupenzë vazhdojnë të strehohen në cadra. Paniku nga lëkundjet, të cilat sipas tyre janë të shpeshta, e bën situatën më emergjente, pasi dhe dimri e sezoni i shirave është mjaft afër. 

DIBËR- Ka kaluar tashmë një muaj pas rënies së tërmetit të fuqishëm që shkatërroi qindra shtëpi në komunat e Dibrës. Sot gjendja në komunën më të goditur, Shupenzë, vazhdon të jetë e njëjtë. Banorët e mbetur pa shtëpi, të strehuar në cadra apo në streha të sajuara me plastmas përpiqen të ndjekin rrjedhën normale të jetës por pa fshehur panikun nga dridhjet e shpehsta të tokës.
Tëmeti që ra në 6 shtator hapi një plagë për këta banorë të cilat jetojnë mes kushteve minimale. E ndërsa netët e ftohta sapo kanë nisur, atyre nuk u mbetet vecse të shpresojnë që ky dimër të mos jetë i ashpër dhe i lagësht. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›