Aksident në Librazhd, 1 i vdekur, 3 të plagosur
LIBRAZHD- Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetaseje dhe plagosjen rëndë të tre të tjerëve është shënuar pak më parë ne aksin rrugor Përrenjas- Librazhd në vendin e quajtur Qukës . Ciljeta Dhimitri 39 vjece është emri i viktimës e cila udhëtonte në një automjet në të cilin ishin dhe tre shtetas të tjerë, drejtuesi Gjergji Rahizi 49 vjec dhe shtetësja pasagjere Meli Rahizi 15 vjec. Keëta të dy kanë mbetur të plagosur rëndë. Automjeti me të cilën udhëtonte viktima ishte me targa KO 98-99 B dhe është përplasur me një autmojet me targa angleze K99EYE e drejtuar nga shtetasi Altin Karriqi. Edhe ky është plagosur dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Librazhdit. Në vendngjaje ka mbërritur edhe policia, e cila është duke hetuar shkaqet e aksidentit. (m.a/News24/BalkanWeb)