E Shtunë, 31 Tetor 2026

IS solidarizohet me PS: Të rivendoset demokracia

Internacionalja Socialiste kërkon rivendosjen e demokracisë në Shqipëri. Shqetësimi vjen pas paraqitjes së raportit të PS për zgjedhjet e 28 qershorit. Qendrimi i partive të majta u bë prezent përmes një deklarate të komitetit të IS në Barcelonë. 

BARCELONE- Internacionalja Socialiste shprehet e shqetësuar pas prezantimit të raportit të partisë Socialsite për zgjedhjet në Shqipëri. Në një deklaratë të Komitetit të IS gjatë zhvillimit të punimeve në Barcelonë shprehet solidariteti me kërkesat e Partisë Socialsite Shqiptare për zgjedhjet e 28 qershorit. Kërkesa e PS për hapjen e kutive të votimit duket se ka marrë mbështetjen e partive të majta në botë. Deputeti socialist, Taulant Balla prezantoi raportin e PS për zhvillimet politike në Shqipëri, ndërsa theksoi se Komiteti i Internacionales Socialiste mori vendim të prerë “për rivendosjen e demokracisë në vend”.

“Gjatë këtij takimi të Internacionales Socialsite u diskutua gjatë mbi situatën në Shqipëri dhe mbi problemin e zgjedhjeve të 28 qershorit lidhur me parregullsitë dhe manipulimet. IS mori një vendim të prerë ndaj këtyre zgjedhjeve duke mbëhstetur pozicionin e bërë tashmë publik nga PS e Shqipërisë” deklaroi Balla.

Ndërkohë deputeti socialist nënvizoi se PS ka marrë garanci të plota nga partnerët e saj ndërkombëtare për mbështetje të veprimit të tyre politik.
Në deklaratën e Barcelonës partitë e majta theksojnë angazhim të përbashkët për të luftuar atë që ata e quajnë korrupsion politik. Takimi i barcelonës u zhvillua në presidencën e Partisë Socialiste spanjolle të kryeministrit Zapatero. Ndërkohë kryeministri i sapozgjehdur i Greqisë, Papandreu është presidenti i Internacionales Socialiste.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›