Qeveria nxjerr sërish në shitje INSIG-un
Qeveria nxjerr sërish për shitje kompaninë e sigurimeve, INSIG. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për shitjen e 100 % të aksioneve të kompanisë nëpërmjet tenderit të hapur ndërkombëtar. Privatizimi i INSIG-ut dështoi vitin e kaluar.
TIRANE- Pas dështimit të procesit të privatizimit të INSIG-ut vitin e kaluar, qeveria nxjerr sërish në treg Kompaninë e Sigurimeve. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projektligjin e Ministrisë së Financave për privatizimin me tender të hapur ndërkombëtar të INSIG-ut. Pjesë e garës do të jenë edhe kompanitë shqiptare me eksperiencë në fushën e sigurimeve. Ajo që ka ngjallur diskutime në komision është formula e privatizimit që parashikon shitjen e 100% të aksioneve të kompanisë.
Privatizimi i INSIG-ut dështoi gjatë vitit të kaluar pasi kompania amerikane që u shpall fituese e tenderit u tërhoq gjatë fazës së negocimit. Ajo ofroi 25 milion euro për 61% të aksioneve dhe afro 17 milion euro për pjesën e mbetur. Gjithashtu edhe 2 aksionerët e tjerë të INSIG, IFC dhe BERZH i rishitën qeverisë 39% të aksioneve të tyre duke bërë që shteti të jetë pronar i të gjithë paketës së aksioneve të Kompanisë së Sigurimeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)