E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron me Medaljen e Mirënjojes, Xh.Grifin

Presidenti Topi dekoroi sot me “Medaljen e Mirënjohjes” Xhefri Grifin, Presidentin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes. Të pranishem ishin edhe Ambasadori Amerikan Uithers, Ambasadorja franceze, Davje, e Drejtorja e USAID. 

TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka pritur sot në një takim Majkëll Granof, Drejtuesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes. Presidenti vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rolin vendimtar dhe mbështetjen institucionale të SHBA-së për zhvillimin e Shqipërisë në fusha të ndryshme.
Presidenti Topi ka shprehur njëkohësisht edhe vlerësimin dhe mirënjohjen për punën dhe aktivitetin e Fondit Shqiptaro-Amerikan në nxitjen e projekteve dhe investimeve amerikane për zhvillimin e biznesit dhe rritjes ekonomike jo vetëm në vendin tonë, por në planin më të gjerë rajonal.
Menjëherë pas takimit, Presidenti Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” Xhefri Grifin, Presidentin e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjes dhe ish-presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri .
Të pranishem ishin edhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Xhon Uithers, Ambasadorja franceze, Mariz Davje, Drejtorja e USAID-it, Roberta Mahoni, deputetë, drejtues të bordit dhe anëtarë të Fondit Amerikan si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›