Gjoni: Korrupsioni me pronat, nivel i frikshem
Anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Ilir Gjoni, ka shprehur dje shqetesimin mbi abuzimin qe po behet me te drejten e prones dhe me pronaret e vjeter. "Partia Socialiste me kete deklarate denoncon edhe nje here mashtrimin e radhes se kryeministrit Berisha, lidhur me pronat ne pergjithesi e pronaret e vjeter ne vecanti", tha Gjoni. Sipas tij, ne qofte se ka nje qeveri qe ka abuzuar me te drejten e prones e me pronaret e vjeter, eshte qeveria e Sali Berishes. "Ai do te mbahet mend, si kryeministri qe pronesoi e pasuroi familjen e miqte e familjes, nderkohe qe korrupsionin me pronat publike e private ne qeverine e tij, kapi nivele te frikshme", akuzoi zyrtari socialist. Gjoni i kerkoi Sali Berishes te fokusohet tek garantimi i te drejtes se votes ne 28 qershor. "Pasi pronaret e vjeter, ashtu si gjithe shqiptaret, nuk presin asgje nga Sali Berisha, vec daljes se tij nga zyra, ku nuk ua ka zgjidhur, por ua ka shtuar hallet", perfundoi fjalen e tij anetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Nderkaq selia roze prej kohesh ka ngritur shqetesimin e saj ne lidhje me ceshtjen e pronave. Po keshtu, ne takimet paraelektorale qe jane zhvilluar, Partia Socialiste ka premtuar se do te mbylle procesin e pronave me ane te ligjit 7501 pas 28 qershorit. D.D