E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, policia arreston një person për kanosje me bombë

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një person, pasi ai ka kanosur me bombë disa bashkëfshatarë. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Nirvet Muda, pasi ky i fundit në gjendje të dehur ka kërcënuar me bombë disa bashkëfshatarë të tij.
 

I arrestuari është nga fshati Pilafe i Komunës Tomin, të rrethit të Dibrës dhe sipas policisë ai ka kanosur bashkëfshatarët për shkak të disa grindjeve të mëparshme. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›