Obama emëron këshilltarin e lartë ekonomik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka emëruar Allen Krugerin, në postin e këshilltarit të lartë ekonomik.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se pret nga ish-zyrtari i Departamentit të Thesarit, ta udhëheqë me këshilla ekonomike dhe jo partiakë.
"Unë mbështetem në Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë, për të siguruar analiza dhe rekomandime, të bazuara jo në politikë, jo në interesa të ngushtë, por të bazuara në provat më të mira. Kjo është e rëndësishme më shumë se kurrë", tha Obama.