E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, pranga dy vëllezërve për vrasje në Greqi

Dy të arrestuarit akuzohen se në vitin 2007, vranë një person dhe plagosën një tjetër për motive të dobëta


Dy vëllezër të dyshuar për një vrasje të kryer në Greqi, në vitin 2007, u arrestuan dje nga policia e Dibrës, gjatë një operacioni të përbashkët të policisë së Durrësit dhe të Dibrës, të koduar me emrin "Ndëshkimi".


Afrim dhe Asqeri Kazai, u arrestuan dje në fshatin Serian të Dibrës, të dyshuar si autorë të vrasjes së Ilir Kajës dhe plagosjes së Rasim Kajës, ngjarje e ndodhur në Greqi me 25 tetor 2007.


Drejtoria e Policisë së Dibrës bëri dje me dije se dy vëllezërit u arrestuan do të hetohen për veprën penale të vrajes me dashje dhe vrasjes së mbetur në tentativë, ndaj Ilir e Rasim Kajës.


Afrim Kaza 45 vjeç, nga Cerjani i Dibrës dhe është banues në Staravec të Dibrës, ndërsa i vëllai është banues në Arapaj të Durrësit. Policia tha se këto dy persona ishin shpallur në kërkim pasi për ta është kërkuar ekzekutimi i vendimit penal, lëshuar nga Prokuroria e Dibrës.


Të dy ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vjeshtën e vitit 2007, në qytetin e Korinthit, Greqi, kanë vrarë me mjete të forta Ilir Kajën dhe kanë plagosur rëndë Rasim Kajën.


Të dy këta persona kanë qenë banorë të fshatit Luzni në Dibër, ndërsa ngjarja ka pasur si shkak motivet e dobëta. Pas denoncimit të kryer nga familjarët në policinë e Dibrës, është kërkuar ndihma e homologëve grekë të cilët kanë përcjellë dosjen përkatëse në në drejtim të Shqipërisë.


Materialet procedurale i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Dibër për veprën penale të "vrasjes me dashje", "vrasje me dashje e mbetur në tentativë" të kryera në bashkëpunim. Gj.Marku

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›