E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, vret kushëririn, autori dorëzohet në polici

Një krim brënda rrethit të ngushtë familjarë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër, ndërsa raportohet se një person ka vrarë të afërmin e tij, për motive të dobëta.

Sipas uniformave blu, kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sina e sipërme në rrethin Dibër, rreth orës 12.30 minuta, ndërsa mësohet se viktima e indetifikuar është Sefedin Panjari, 40 vjeç, i cili është vrarë nga kushëriri i tij Haziz Panjari, 65 vjeç.

Policia, sapo është sinjalizuar për këtë akt, është drejtuar për në vendgjarje, duke arrestuar njëherësh dhe autorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›