Elbasan, makina përplas fëmijën 3-vjeçar, kapet autori

Një fëmijë 3-vjecar ka humbur jetën mesditën e së shtunës në qytetin e Elbasanit. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen Shënkoll, ndërsa një makinë me targa EL 6753 B, ka përplasur për vdekje një fëmijë 3-vjeçar me inicialet B.M, ndërsa po kalonte aty pranë.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur dhe ndalimin e autorit, i cili është Agim Gjordumi, 40 vjeç, nga fshati Kuqan.