Dibër, vritet në shkollë me thikë nxënësi 17-vjecar
DIBËR-Një nxënës 17-vjecar është vrarë sot me thikë në oborrin e një shkolle, ndërsa policia ka prangosur autorin e ngjarjes së rëndë, i cili është një bashkemoshatar i viktimes.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në oborrin e shkollës profesionale të Peshkopisë gjatë pushimit të madh. Dy persona, nxënës te shkollës janë konfliktuar dhe pas sherrit fizik, 17-vjecari Krenar Bardulla është qëlluar me thikë. Për shkak të plagëve të mëdha të marra në trup, adoleshenti ka humbur jetën në spital pavarësisht ndihmës së ofruar.
Policia ka arrestuar ndërkohë autorin e ngjarjes, nje bashkëmoshatar te viktimes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që cuan në ngjarjen e rëndë.
(d.b/BalkanWeb)