E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e argjendarit në Tiranë, kapet autori i dyshuar

Policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për vrasjen e argjendarit disa ditë më parë në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 27-vjeçari nga Kosova Nexhat Mulaj I cili dyshohet se va vrarë 62-vjeçarin Rrapo Sinanaj.
Ndërkohë pritet një konferencë e policisë së kryeqytetit për të dhënë më shumë detaje për operacionin e kapjes së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datën 21 tetor pranë Dispanserisë në Tiranë ku 62-vjeçari Rrapo Sinanaj u qëlluar me armë pasi i bëri rezistencë grabitësit të armatosur që hyri në dyqanin e tij.
Personi i armatosur pasi hyri në argjendari i maskuar dhe me një pistolete në dorë kërcënoi pronarin që t`i jepte lekët dhe sendet e çmuara, por hasi në kundërshtimin e këtij të fundit dhe gjatë konfliktit agresori ka qëlluar duke e lënë pronarin 62-vjeçar të vdekur në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›