Ministria e Drejtësisë heton kryetarët e 12 gjykatave
TIRANE- Ministria e Drejtësisë ndërmerr një kontroll të befasishëm në 12 gjykata të vendit, për të inspektuar procedurat e hedhjes së shortit, që përcaktojnë dhe gjyqtarët që do shqyrtojnë cështjet gjyqësore.
Kontrolli është zhvilluar i njëkohësishëm në të 12 gjykatat, nga 20 inspektorë të ministrisë së Drejtësisë, duke mos i lënë atyre të merrnin informacion nga kolegët e tyre në rrethet e tjera.
Ministria e Drejtësisë informon se po heton 12 kryetarët dhe kancelarët e këtyre gjykatave për procedurat e hedhjes së shortit, si dhe po inspekton shortet e hedhura gjatë këtij muaji (tetor), raporton NEWS24.
(s.g/balkanWeb)