E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehen 10 azilkërkuesit e parë nga Belgjika

Zbresin në aeroportin e Rinasit 10 azilkërkuesit shqiptarë të kthyer nga Belgjika. Shteti belg ka ngritur alarmin për rritjen e kërkesave për azil në këtë vend nga shqiptarët.

Në një vizitë pak ditë më parë në Tiranë drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge Freddy Rosemont deklaroi se vetëm gjatë tetorit shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa për azil, kryesisht për probleme gjakmarrjeje.

Duke i cilësuar shumicën e kërkesave si mashtrime, ai ka lënë të kuptojë arsyen pse nuk janë lejuar në këtë vend shumë shtetas shqiptarë, të cilët kanë udhëtuar pas liberalizimit të vizave.

Zyrtari belg ka deklaruar se janë konstatuar se afro 60% e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Belgjikës vijnë nga Qarku i Shkodrës, ndërsa 20% e të tjerë vijnë nga qarku i Kukësit dhe 20% nga qarku i Tiranës.

Për këtë, zyrtari belg ka deklaruar prerë se çdo kërkesë azili do të trajtohet dhe shqyrtohet në mënyrë jashtëzakonisht shumë të shpejtë nga pikëpamja kohore dhe për azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria përgjigjja ndaj kërkesës së tyre është “jo”.

Muajt e parë të liberalizimit të vizave nuk kishim probleme me Shqiperinë, por pas muajit gusht të këtij viti situata për shtetin belg është bërë shqetesuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›