E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: 21 mijë e 200 tonë municione janë demontuar këtë vit

Rreth 21 mijë e 200 tonë municione janë azgjesuar gjatë këtij viti në vendin tonë. Zv.ministri I mbrojtjes Ekrem Spahia ka deklaruar se procesi i demontimit të municioneve po zhvillohet me transparencë të plotë dhe brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi.
 

“Procesi i demontimit po ecën me ritme të larta dhe po realizohet në respekt të rregulloreve dhe të ligjeve në fuqi. Në 8 linjat e demontimit dhe 8 në poligonet e miratuar me ligj të veçantë po punohet me kapacitet të plotë. Në vitin 2010 janë asgjesuar 20 mijë 653 tonë municione ndërsa nga janari deri më datën 27 tetor 2011 që është edhe më i suksesshmi është 21 mijë e 200 tonë municione” ka theksuar Spahia.
 

Ai ka theksuar gjithashtu se demontimi i municioneve po zhvillohet në respektim të planit të veprimit të miratuar nga ministri i mbrojtjes si dhe duke përcaktuar edhe prioritetet ku dy prej tyre janë eksporti i municioneve dhe demontimi i municionev në rrugë industriale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›