Dibra: Në burgje ka korrupsion me lejet e të dënuarve
TIRANË- Sistemi i riedukimit në Shqipëri është i “kapur” nga korrupsioni. Ai nis me dhënien e lejeve për të dënuarit edhe familjarët që paguajnë për të përfituar leje të afërmit e tyre. Kjo është pohuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra. Ai shpjegon në një intervistë për “Shekullin” se në një numër kaq të madh punonjësish ka gjithmonë individë që përpiqen të përfitojnë në kurriz të të dënuarve. “Ky sistem, është shprehur Dibra, do të ketë gjithmonë probleme, por ne po mundohemi ta luftojmë atë”. Dibra ka pranuar se ekziston një mbipopullim i theksuar në burgjet shqiptare, duke u shkelur të drejtën e hapësirave të burgosurve.
Zoti Dibra, çfarë problemesh keni konstatuar në burgjet shqiptare?
Do të thoshja që ka një infrastrukturë të parapërgatitur, gjë që tregon që ka pasur një përkujdesje në vite. Ajo që ka shoqëruar gjithmonë sistemin e burgjeve, por që nuk është vetëm sëmundje e jona,por edhe në sistemet e tjera, është mbipopullimi, mos parashikimi në kohë për sistemin e të burgosurve në vite. Krahas saj, ka pasur objektiva optimiste që lidhen me hapjen e burgjeve të reja siç kanë qenë ai i Fushë Krujës, paraburgimi i Vlorës, i Korçës me kapacitet relativisht të pranueshëm, gjë që do të ulë në një farë mase mbipopullimin. Problem tjetër, ka qenë gjendja jo fort e rregullt nga ana konstruktive, qoftë edhe nga ana humane e disa ambienteve e disa institucioneve ndërtuar vite më parë, siç janë institucionet e Burrelit, Tepelenës, paraburgimi 313, 302, të cilat kanë ardhur në vite dhe akoma përdoren. Sigurisht që këto institucione mund të prishen dhe të ndërtohen të reja. Pjesa financiare ka qenë deri diku e mjaftueshme, gjë që tregon një rëndësi që i ka dhënë qeveria këtij sistemi. Ka pas rritje të normës së ushqimit dhe standardeve të normës për sa i përket kilo/kalorive të përfituara nga të dënuarit. Por brenda kësaj ka probleme, qofshin të korrupsionit, mos mirë menaxhimit të fondeve publike, por të cilat kanë ardhur duke u përmirësuar. Ka ulje të kostos së prokurimeve rreth 15%, realizim 85%, deri në fund të vitit uroj që të jenë 100%.
Flasim për mbipopullimin. Si është situata aktualisht?
Në momentin që themi që kemi 5080 të dënuar dhe kapacitetet janë për 3900, sigurisht që kemi një mbipopullim rreth 1180 të dënuar. Ky problem është i dukshëm. Sipërfaqet që ata ndajnë janë më të vogla se sa atyre u takojnë, në pamje duket sikur ne iu kemi shkelur të drejtën, por do të ishte më tragjike dhe pesimiste sikur ne mos të marrim masat për ta përmirësuar. Burgjet e reja që synojmë të hapim ndër vite, synojnë pikërisht këtë. Ne ua kemi kompensuar këtë
Ministria italiane e Drejtësisë ka pohuar se do të kthejë të gjithë të dënuarit shqiptarë në vendin tonë. Si mund ta përballojë shteti ynë këtë fluks të pritshëm, kur ne vuajmë nga një mbipopullim i theksuar?
Kjo është një marrëveshje qeverish, dhe unë nuk jam personi i duhur për t’iu përgjigjur. Por do të thoshja që nuk do të ketë veprime arbitrare, të njëanshme, sidomos nga Italia, qoftë edhe nga Greqia që janë vende kontribuuese në përmirësimin e sistemit tonë. Asnjëherë mos mendoni se mund të ketë një zbarkim të burgosurish nga këto dy vende në Shqipëri. Lidhur me këtë ka një marrëveshje e cila po negociohet nëpërmjet Ministrisë së Jashtme dhe asaj greke lidhur me një strategji të kalimit të këtyre të dënuarve për në Shqipëri. Por kjo do të realizohet nëpërmjet hapjes së një burgu të ri, me financime të qeverisë greke, megjithatë kjo është ende në fazën e negociimeve.
Kush janë projektet që po përgatisni për uljen e mbipopullimit në burgjet shqiptare?
Ne jemi në fazën e konsultimeve që ka hapur Komisioni i Bashkimit Europian në Tiranë, një instancë e cila ka dhënë financime për hapjen e tre burgjeve dhe paraburgimeve të reja, që janë ai i Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Janë me kapacitete të mëdha nga 600 deri në 1000 vetë. Në këto momente jemi në fazën e konsultimeve për hartimin e projekteve të tyre, e cila mbaron në dhjetor të këtij viti. Në vitin 2009, brenda tremujorit të parë, bëhet prokurimi i ekzekutimit të ndërtimit. Brenda 2010 dhe mesit të 2011 janë programuar përfundimi i tre këtyre institucioneve të reja.
Dy muaj më parë, një i dënuar në burgun e Peqinit vrau gruan dhe veten në dhomat e takimit. Sa efektive janë masat e sigurisë, duke pasur parasysh se në burgje ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë për sigurinë publike?
Ne kemi rreth 1200 persona që akuzohen për tentativë vrasjeje dhe vrasje. Burgu i Peqinit është një burg i presupozuar me parametra europianë. Në rastin përkatës parametrat e tij kanë funksionuar, të paktën kjo mbështetet edhe nga veprimet që bëri Prokuroria lidhur me ngjarjen. Janë marrë disa masa që kanë të bëjnë më tepër me anën konstruktive që duhet të bëjnë stafet edukative me të dënuarin, shumë vëmendje duhet t’i kushtohet marrjes së informacionit, gjithashtu edhe gjendjes traumatike dhe jo traumatike të të dënuarve, edhe kontrolleve të policisë në mënyrë sistematike. Disa masa janë marrë edhe për deklaratatme shkrim që duhet të bëjnë personat që kërkojnë takimin, tarimi gjithashtu i elementëve të sigurisë qofshin të elektrikut qofshin të ndriçimit.
Në një raport të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, por edhe të Avokatit të Popullit, thuhet se në burgjet shqiptare mungojnë totalisht pajisjet e nevojshme minimale për të burgosurit. A jeni në dijeni të këtyre të raporteve dhe si e keni menduar zgjidhjen e tyre?
Sigurisht që jam në dijeni të këtyre. Lidhur me Avokatin e Popullit ne kemi krijuar një lidhje efektive. Para një jave kishim një takim të përbashkët lidhur me disa çështje siç janë marrëdhëniet me Prokurorinë, për rastin e shumë vonesave në ardhjen e urdhrave të ekzekutimit, në zbatimin e tyre, gjë e cila ka bërë të cenohen të drejtat e të burgosurve në kohë. Lidhur me të metat që paraqesin këto raporte, mendoj se gjithmonë ky sistem do të ketë të meta, por ne vitet e fundit përpiqemi t’i përmirësojmë ato.
Sa para harxhon shteti shqiptar për një të burgosur dhe në ç’nivel paraqitet Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera të rajonit në këtë drejtim?
Për këta pesë mijë të dënuar, buxheti shkon deri në 28 milionë lekë, këtu përfshihen edhe investimet. Kostoja e një të dënuari, të paktën në normën e ushqimit në ditë, është tre mijë lekë dhe po të fusim shpenzimet për të gjithë të dënuarit, sigurisht që kostoja është goxha e lartë. Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, kostoja jonë është në nivele të pranueshme. Ndërsa krahasuar me disa vende të BE – së, atje janë kuota më të larta, shërbime moderne të trajtimit dhe një teknologji e lartë e sigurimit, kur ne në këtë kohë jemi në hapat e parë. Gjithsesi një i dënuar i kushton shoqërisë, kjo është edhe arsyeja që dënimet alternative duhet të shihen si një prioritet në dy drejtime, qoftë në dobi të të dënuarit, qoftë edhe të parave publike, të cilat do të kursehen.
Është diskutuar shumë herë për projekte mbi punësimin e të burgosurve, si një mënyrë për riintegrimin dhe rritjen e cilësisë së tyre të jetesës, por konkretisht asgjë nuk është bërë. Në ç’nivel ndodhen këto projekte dhe a mund të na thoni ndonjë zgjidhje konkrete për këtë çështje?
Në pesë mijë të dënuar, ne kemi 672 të dënuar që punojnë. Punët e tyre janë zakonisht pastrues etj..Ky numër është shumë pak krahasuar me politikat e vendeve të tjera. Shumë institucione në perëndim, nëpërmjet punëve të tilla sigurojnë të ardhura që vetëfinancojnë buxhetin e tyre, gjë e cila nuk ndodh ende tek ne. Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve që mbyllet brenda këtij viti rregullon pikërisht këtë lloj marrëdhënie. Do të krijohen hapësirat e përdorimit të punës, kontraktimet me të tretët për punë të ndryshme, përveç punës që ata kanë në institucion. Besoj se viti 2009 do të jetë ai vit ku ne do të shohim diçka të re në këtë drejtim.
Shumica e të burgosurve që dërgojnë letra në redaksinë e “Shekullit”, ankohen për korrupsionin që ekziston me dhëniet e lejeve për të dënuarit apo me vlerësimin e sjelljeve të tyre. Madje, ka pasur raste të mëparshme kur të dënuar me rrezikshmëri të lartë kanë përfituar leje shpërblimi për sjelljen e tyre. Sa informacion keni për këto ankesa dhe çfarë masash keni marrë për zhdukjen e këtij fenomeni?
Po, jam në dijeni. Ka një legjislacion që përcakton të drejtën e të dënuarit dhe detyrën e titullarit të institucionit. Për rastet e të dënuarve me siguri të lartë, leja jepet vetëm me urdhër të ministrit. Duhet theksuar se në rast se në vitin 2007 janë dhënë 47 leje për të dënuarit, në vitin 2008 janë dhënë 1741 leje. Tani a ka korrupsion? Pa diskutim që ka korrupsion. A paguajnë familjarët për të dënuarit? Shpesh herë mendoj se po. Lidhur me këtë jemi munduar të krijojmë një sistem të tillë për të larguar këtë fenomen. Kjo është arritur nëpërmjet rritjes së transparencës të komunikimit me të dënuarit dhe familjarët, dita e Premte është dita e takimit me familjarët. Këtë ditë bëhen rreth 50 takime. Marrja në konsideratë e çdo ankese të tyre është pjesë e luftës kundër këtij fenomeni. Por brenda numrit 3660 punonjësish që ka kjo drejtori, ka individë të cilët mundohen të përfitojnë nga këta të dënuar.
KorrupsioniPër rastet e të dënuarve me siguri të lartë, leja jepet vetëm me urdhër të ministrit. Duhet theksuar se në rast se në vitin 2007 janë dhënë 47 leje për të dënuarit, në vitin 2008 janë dhënë 1741 leje. Tani a ka korrupsion? Pa diskutim që ka korrupsion. A paguajnë familjarët për të dënuarit? Shpesh herë mendoj se po. Lidhur me këtë jemi munduar të krijojmë një sistem të tillë për të larguar këtë fenomen. Kjo është arritur nëpërmjet rritjes së transparencës të komunikimit me të dënuarit dhe familjarët, dita e Premte është dita e takimit me familjarët. Këtë ditë bëhen rreth 50 takime. Marrja në konsideratë e çdo ankese të tyre është pjesë e luftës kundër këtij fenomeni. Por brenda numrit 3660 punonjësish që ka kjo drejtori, ka individë të cilët mundohen të përfitojnë nga këta të dënuar.
Siguria
Ne kemi rreth 1200 persona që akuzohen për tentativë vrasjeje dhe vrasje. Burgu i Peqinit është një burg i presupozuar me parametra europianë. Në rastin përkatës parametrat e tij kanë funksionuar, të paktën kjo mbështetet edhe nga veprimet që bëri Prokuroria lidhur me ngjarjen. Janë marrë disa masa që kanë të bëjnë më tepër me anën konstruktive që duhet të bëjnë stafet edukative me të dënuarin, shumë vëmendje duhet t’i kushtohet marrjes së informacionit, gjithashtu edhe gjendjes traumatike dhe jo traumatike të të dënuarve, edhe kontrolleve të policisë në mënyrë sistematike. Disa masa janë marrë edhe për deklaratatme shkrim që duhet të bëjnë personat që kërkojnë takimin, tarimi gjithashtu i elementëve të sigurisë qofshin të elektrikut qofshin të ndriçimit.
Rikthimet
Ministria italiane e Drejtësisë ka pohuar se do të kthejë të gjithë të dënuarit shqiptarë në vendin tonë. Si mund ta përballojë shteti ynë këtë fluks të pritshëm, kur ne vuajmë nga një mbipopullim i theksuar?
Kjo është një marrëveshje qeverish, dhe unë nuk jam personi i duhur për t’iu përgjigjur. Por do të thoshja që nuk do të ketë veprime arbitrare, të njëanshme, sidomos nga Italia, qoftë edhe nga Greqia që janë vende kontribuese në përmirësimin e sistemit tonë. Asnjëherë mos mendoni se mund të ketë një zbarkim të burgosurish nga këto dy vende në Shqipëri. Kjo do të realizohet nëpërmjet hapjes së një burgu të ri, me financime të qeverisë greke, megjithatë kjo është ende në fazën e negociimeve.