E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitjet e emigrantëve, arrestohet 28- vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka prangosur Alban Meçen me akuzën e vjedhjes me dhunë. Në kërkim bashkëpunëtori tjetër

GJIROKASTËR- Grabitjet janë rikthyer sërish në rajonin jugor, por kësaj here në vijën e gjelbër të kufirit. Vetëm përgjatë tri ditëve të fundit, klandestinët shqiptarë që tentonin të kalonin në mënyrë ilegale kufirin kanë denoncuar pranë Stacionit të Policisë Kufitare të Kakavijës grabitjet e kryera ndaj tyre nga dy persona të armatosur. Pas denoncimeve, të gjithë personat e dëmtuar janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, ku pas mbledhjes së informacioneve nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda u arrit të evidentoheshin autorët e këtyre vjedhjeve. Kështu, burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se u bë i mundur ndalimi i njërit prej autorëve në vendin ku klandestinët kishin denoncuar grabitjet, shumë pranë vijës kufitare. 23- vjeçari Alban Meçe është arrestuar në flagrancënë vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë, të cilit në momentin e kapjes iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë prej 300 Eurosh, dy varëse floriri, ndërsa në vendin ku kishin bërë vjedhjet u gjetën 2 çanta të cilat u përkisnin 2 autorëve, ku brenda tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 aparate celularësh. “Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin Arseni Hasani, 27 vjeç, lindur dhe banues në Fshat Memaliaj të rrethit Tepelenë, në data dhe kohëtë ndryshme, në të njëjtin vend, kanë dalë me maska dhe me armë në vijën e gjelbër të kufirit me Greqinëmbifshatin Dritë të rrethit Gjirokastërku kanë kryer disa vjedhje”,- ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai. Grabitjet

Më datën 28.09.2008, rreth orës 22.00, në vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë , tek vija e kufirit me Greqinë , kanë vjedhur me armë 4 shtetas nga rrethi i Tepelenës, ku u kanë vjedhur ushqimet dhe paketat me cigare.

Më datën 29.09.2008, rreth orës 13.00, në vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë , tek vija e kufirit me Greqinë, kanë vjedhur 4 shtetas të tjerë po nga rrethi i Tepelenës , ku u kanë vjedhur 440 Euro dhe 2 aparate celulari.

Më datën 29.09.2008, rreth orës 09.30, në vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë, tek vija e kufirit me Greqinë,kanë vjedhur 3 shtetas nga Berati, ku u kanë marrë 240 Euro, 1 varëse floriri dhe 3 aparate celularësh.

Më datën 29.09.2008, rreth orës 11.00, në vendin e quajtur Përroi i Katundës mbi fshatin Dritë , tek vija e kufirit me Greqinë, kanë vjedhur 3 shtetas nga rrethi i Mallakastrës, ku u kanë marrë 290 Euro, 4800 lekë të reja, 1 unazë dhe 1 varëse floriri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›