E Diel, 1 Nëntor 2026

Furgoni ne humnere, vdesin burre e grua

Tropoje-Nje aksident i rende rrugor, i ka marre jeten ciftit Kurmeka nga Tropoja. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, rreth ores 16.30. Nje furgon pasagjeresh, i cili kishte vetem pak minuta qe ishte nisur nga Bajram Curri ne drejtim te fshatit Begaj, eshte rrezuar ne vendin e quajtur ura e Kolgecajt, ne fshatin Cerrnice, duke perfunduar rreth 100 metra poshte ne humnere. Aksidenti ka ndodhur vetem 3 km larg Bajram Currit, ku pasi ka dale nga rruga, automjeti ka perfunduar ne ujerat e ftohta te Valbones. Fillimisht u dyshua se ne kete furgon ndodheshin shume pasagjere, por pas sqarimit te situates, rezultoi se bilanci ishte vetem dy te vdekur, shoferi i mjetit Sali Kurmeka, 50 vjec dhe bashkeshortja e tij Fatmira, 38 vjece. Deshmitare te vendngjarje, thane se kishin pare dy trupa mbi lume duke u perpjekur te shpetonin. Sapo eshte marre njoftimi, ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta te policise se Tropojes, autoambulanca dhe polumbaret. Ne pak minuta eshte bere e mundur nxjerrja e dy trupave te pajete te ciftit Kurmeka, nga lumi Valbone. Burime nga vendngjarja thane se trupi i pajete i 50-vjecarit, eshte gjetur prane vendit ku eshte permbytur furgoni, ndersa gruaja e tij, Fatmira, eshte gjetur rreth 3-4 km larg ketij vendi, prane fshatit Bujan. Per shkak te temperaturave teper te ulta te lumit dhe rrjedhes se rrembyer te tij, viktimat nuk kane mundur dot te shpetojne. Pas nxjerrjes nga lumi, trupat jane derguar ne morgun e spitalit te Tropojes. Eksperte te policise, kane kryer edhe keqyrjen e vendngjarjes, per te gjetur shkaqet e ketij aksidenti te rende. Te dhenat e para, hedhin dyshime se ka qene nje manover e pakujdesshme e 50-vjecarit, ajo qe ka devijuar makinen nga rruga dhe me pas e ka cuar drejt gremines. Banoret tregojne se rruga qe kalon neper ato ane, eshte e ngushte dhe teper e rrezikshme, me kthesa dhe gropa dhe nese ndodh ndonje aksident, nuk ka asnje mundesi shpetimi. Mesohet se shoferi Sali Kurmeka dhe bashkeshortja e tij, ishin nisur pasditen e djeshme, drejt fshatit Begaj, nga ishte dhe origjina e tij.
Elezi: Aksidenti, nga pakujdesia e shoferit
Ne fshatin Cerrnice ka nje rene nje automjet i cili ishte nisur nga Bajram Curri drejt Tropojes se Vjeter. Ka rene ne lumin ne lumin Valbone per pasoje kane humbur jeten dy persona drejtuesi i mjetit dhe nje pasagjere tjeter femer. Ne vendngjarje jane nisur drejt 40 forca policie dhe 1 km vendit ku ka rene furgoni, kane bere te mundur gjetjen e viktimave. Ne furgon ndodheshin vetem dy persona. Arsyeja e ketij aksidenti do te kete qene vetem dalja nga rruga per shkak te ndonje pakujdesie te drejtuesit te mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›