Abuzon me shoqen e se bijes
Gjirokaster- Nje vajze e mitur e cila kishte shkuar tek banesa e shoqes se saj, eshte tentuar te perdhunohet nga babai i kesaj te fundit. Ngjarja ne permasat e nje skandali, ka ndodhur ne qytetin e Tepelenes, kur 11-vjecarja eshte futur ne banesen e shoqes se saj per ta pritur derisa ajo te vinte, por Qendrim Cuna, i ati i shoqes, ka nisur ta joshe dhe me pas ka tentuar ta perdhunoje. Vajza e tmerruar ka nisur te bertase, si e vetmja menyre qe te ndihmohej nga fqinjet e shoqes. Ne keto momente 38-vjecari, eshte trembur dhe e ka leshuar vajzen, pa mundur te coje deri ne fund, veprimin e tij shtazarak. Pas denoncimit ne policine e Tepelenes, me kete ngjarje jane duke u marre edhe specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Personit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Vete vajza ka dhene sqarimet e saj ne polici ne lidhje me ate c'ka i kishte ngjare. Marrja ne pyetje eshte bere ne pranine e psikologes.
Ngjarja
Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne oren 08:30 te dates 2 prill. Mesohet se 11-vjecarja, nxenese ne shkollen 9-vjecare ne Tepelene, ka shkuar ne banesen e shoqes se klases. Duke qene se ajo nuk ndodhej aty, i ati i vajzes, Qendrim Cuna i ka thene qe te futej brenda per ta pritur, pasi vajza e tij nuk do vonohej. Mesohet se Cuna duke perfituar nga momenti qe ne banesen e tij nuk kishte asnje person, i eshte afruar vajzes duke i bere fillimisht muhabet, me pas ka nisur ta puthe, e ta zhveshe. 38-vjecari ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me vajzen e mitur. Por kur ka pare veprimet e shfrenuara te burrit, vajza e tromaksur ka nisur te bertase duke kerkuar ndihme nga fqinjet, ne menyre te tille qe te shpetonte nga kthetrat e te atit te shoqes. Menjehere pasi vajza ka nisur te bertase 38-vjecari, eshte trembur dhe e ka lejuar vajzen qe te largohet. Sipas burimeve nga policia, vajza eshte rikthyer ne banesen e saj, duke qare me denese. Prinderit e saj te shqetesuar nga situata, kane pyetur vajzen se cfare i kishte ndodhur. Vajza ka rrefyer mes lotesh, ate cfare i kishte ndodhur me babain e shoqes se klases. Te skandalizuar dhe shqetesuar nga ngjarja, prinderit se bashku me vajzes, jane drejtuar ne komisariatin e Tepelenes, ku kane kryer denoncimin ne ngarkim te Qendrim Cunas.
Hetimet
Pas lajmerimit te salles operative te Komisariatit te Policise se Tepelenes, eshte bere i mundur shoqerimi i 38-vjercarit Cuna. Nderkohe qe uniformat blu kane kerkuar ndihme nga Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Personit ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. Pas formimit te grupit hetimor u be i mundur kryerja e te gjitha veprimeve te duhura procedurale dhe hetimore. Mesohet se e mitura eshte marre ne pyetje ne prani te prinderve te saj, si dhe te psikologes. Pas marrjes se deshmise se vajzes, policia krye arrestimin ne flagrance te Qendrim Cunas. Ketij te fundit, policia i ka komunikuar akuzen e "marredhenieve seksuale me te mitura, mbetur ne tentative", parashikuar nga neni 100 e 22 i Kodit Penal. Materialet hetimore ne ngarkim te tij i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster. Cuna pritet qe te merret ne pyetje nga ana e policise, per te dhene edhe deklarimet e tij ne lidhje me ngjarjen.