E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i kokaines, shkaterrohet banda me drejtues shqiptare

Bolonja- Nje bande e cila merrej me trafikun e droges eshte shkaterruar dje nga policia italiane. Operacioni u kodua "Ehite Mountain 2009", ku ne pranga rane 12 persona, mes te cileve edhe 4 shqiptare, ndersa u sekuestrua nje sasi prej 8 kilograme kokaine. Sipas mediave italiane, hetimet kishin nisur ne gushtin e vitit te kaluar dhe ato jane drejtuar nga prokuroret e Prokurorise se Bolonjes, Lorenzo Gestri e Valter Giovannini. Sipas mediave italiane, shqiptaret e ndaluar per trafikun e droges jane Roland Turku, 26 vjec dhe vellai i tij, Genti Gorica, 43 vjec, te cilet ishin me dokumente te rregulla qendrimi ne Itali, si dhe Ervin Leka 23-vjec, me profesion elektricist. Ne apartamentin e Lekes u gjeten 6 kilograme kokaine dhe 45 mije euro. Dyshohet se kreu i bandes eshte Roland Turku, i cili ne tentative per t'i shpetuar arrestimit ka demtuar nje oficer policie. Dy arrestimet e para u kryen ne nentorin e kaluar ne portin e Gjenoves, ne pranga te te cilit rane nje italian dhe nje shqiptar, qe sapo kishin zbritur nga nje anije qe vinte nga Barcelona. Brenda automjetit qe ata udhetonin ishte fshehur sasia prej 5 kg droge, e cila ishte sistemuar ne timonin e makines dhe kishte destinacion "Piazza di Bologna". Nderkohe qe ne dhjetor rane ne pranga ne "Via Bordon" te Bolonjes dy shqiptare, duke perfshire edhe nje te mitur, si dhe u sekuestruan 1,6 kilogram kokaine.

Hetimet
Hetimet ne lidhje me grupin kriminal kane nisur nje vit me pare, ndersa dyshohet se grupi trafikonte vetem lenden narkotike te llojit kokaine. Droga dyshohet se shperndahej ne tregun vendas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›