E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres-Kukes, bie nga ura, humb jeten punetori

Kukes- Nje 60-vjecar, ka humbur jeten teksa ishte duke punuar ne autostraden Durres-Kukes. Sipas burimeve nga policia e Kukesit, ne momentin qe ka ndodhur ngjarja,
viktima Perparim Gjomaku, ishte duke punuar ne uren e gjashte te autostrades. Ne ato momente, ai eshte rrezuar nga 60 metra lartesi. Efektivat e policise te cilet kane kryer veprimet e para hetimore, kane bere me dije se 60-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme nga rrezimi fatal. Pas njoftimit te policise se Kukesit, grupi hetimor ka shkuar menjehere ne vendngjarje, ku ka kryer edhe keqyrjen e vendit te ngjarjes, si dhe ka marre ne pyetje punetoret e tjere qe ishin aty. Nga hetimet e para te kryera nga grupi hetimor, dyshohet se ngjarja ka qene aksidentale. Dyshohet se viktima ne momentin qe ishte duke punuar ka humbur ekuilibrin dhe me pas ka rene nga ura. Uniformat blu jane duke hetuar ne lidhje me vdekjen e punetorit. Mesohet se policia eshte duke hetuar edhe nese jane zbatuar kushtet e sigurise nga firma qe vazhdonte punimet ne kete aks rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›