E Shtunë, 31 Tetor 2026

GSH: BB heq fondet nga te majtet i con ne Shkoder

TIRANE- Një projekt i Bankës Botërore i cili zë fill që në janar të vitit 2008 në vlerën e rreth 16 milionë dollarëve dhe që ishte orientuar drejt bashkive që qeverisen nga të majtët, do të kalojë direkt për qytetin e Shkodrës.

“Gazeta Shqiptare” në kryeartikullin e saj me titull “Banka Botërore heq leket nga të majtët për Shkodrën” me autor Anila Basha, jep detajet e projektit “LAMP”.

Projekti i Administrimit të Tokës dhe Projekti i Menaxhimit ishte firmosur për tu dhënë bashkive të majta "por kryeministri Berisha ka kërkuar që pjesë e madhe e fondeve t’i kalojnë Shkodrës pas emergjencës së përmbytjeve të janarit". 
GSH publikon dhe reagimin e bashkive ndaj ketij bllokimi. Ata i kerkojne sqarime kryeministrit Berisha dhe drejtoreshes se BB ne Tirane, Camila Nuamah mbi kete vendim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›