Kraft largohet nëse vjen Neuer

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:42
Portieri i Bayern Munichut, Thomas Kraft ka thënë se nuk do të mbetet në klub, nëse klubi vendos të transferojë portierin e parë të Kombëtares gjermane, Manuel Neuer.
Kraft bëri disa pritje të mira duke ndalur Interin në Ligën e Kampionëve në fitoren 1-0 të Bayernit në Giuseppe Meazza. 22 vjeçari do të jetë i lirë gjatë verës dhe me gjithë dëshirën për vazhdimin e qëndrimit në Munich, ai ka paralajmëruar se do të largohet nëse Neuer vjen në Allianz Arena.
“Nëse vjen Neuer, atëherë do të largohem. Nuk do të kishte kuptim të mbetem”, tha Kraft për Bild.