E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borghi, selektor i Kilit

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 18:37

Argjentinasi Claudio Borghi është emëruar selektor i Kilit si pasardhës i bashkëkombësit të tij Marcelo Bielsa, ka njoftuar presidenti i Federatës së Futbollit të Kilit (ANFP), Sergio Jadue.

“Futbolli jeton nga suksesi dhe efikasiteti, por asnjëra prej këtyre nuk llogaritet nëse nuk ekziston lumturia. Claudio Borghi sjell këta faktorë dhe loja e tij është atraktive, e tillë siç kërkon Kili”, tha Jadue gjatë një konference për shtyp.

Kontrata e Borghit vlen deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin botëror të Amerikës së Jugut më 2013. Ajo do të vazhdohet automatikisht nëse Kili siguron pjesëmarrjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›